Posted on Leave a comment

Një nga problemet më të shpeshta të gjidhënies/Thithat e çarë

Thithat apo areola mund të pësojnë çarje për një sërë arsyesh të ndryshme si:

  • Parregullsi të thithit/thitha të futur;
  • Thithi prek pjesën e fortë të qiellzës së fëmijës si pasojë e një kapje jo të mirë të gjirit;
  • Fëmija kafshon pjesën e thithit;
  • Mund të jetë shfaqur fryrje e gjinjve;
  • Mund të kemi të bëjmë me thrush (myk);
  • Mund të jetë shfaqur një infeksion tek gjendrat Montgomery;
  • Lëkura mund të jetë e prekur nga psoriaza, dermatit, ekzema apo herpes;
  • Mund të kemi të bëjmë me vasozpazmë.

Dhimbja në këtë rast mund të jetë e madhe, dhe paramendoni se fëmija do të pijë minimalisht 8-12 vakte në ditë. Pra situata mund të bëhet e vështirë dhe normalisht nevojitet trajtimi i duhur. Në shumicën e rasteve dhimbja do të ndihet gjatë momentit kur fëmija pi por nuk përjashtohet mundësia që në disa raste të ndieni dhimbje edhe midis vakteve.

Prandaj mos neglizhoni asnjë lloj dhimbje që vjen nga gjiri në momentin që fëmija e kap të pijë. Kontrolloni pozicionimin, a është bërë kapja si duhet?

Si të trajtoni çarjet e thithave?

  • Shikoni mënyrën si fëmija është pozicionuar në gji. Ushqeni sipas metodës “Thompson”. Videon e teknikës e gjeni edhe në faqen e Instagramit të postuar në pjesën IGTV.
  • Nëse duhet të hiqni dhe vendosni shpesh fëmijën të thithë gjirin duhet ta bëni këtë në momentin që thithja nuk është aktive, shkëputjen e bëni në mënyrë graduale.
  • Nuk duhet ta lini gjirin e çarë “të pushojë”. Kjo mund të shkaktojë fryrje të tij dhe për pasojë do të përjetohet edhe me tepër dhimbje.
  • Rekomandohet të përdoren guackat mbledhëse të qumështit. Nëse do të mbahet gjiri i lagësht plaga do të rikuperojë më mirë. Rekomandohet që gjatë kohës që fëmija nuk pi të mbani gjithmonë vendosur brenda reçipetave guackat.
  • Pasi fëmija ka përfunduar së piri aplikoni qumështin e gjirit tek thithat (ka veti anti-bakteriale) dhe i lini gjinjtë të ajrosen. Vendosni guackat dhe vishni reçipetat e pambukta.
  • Nëse lëkura është e çarë flisni me farmacisten tuaj për të përshkruar një krem me përbërje antibiotiku për të parandaluar infeksionet.
  • Evitoni përdorimin e kremit me përbërje Lanoline nëse kemi të bëjmë me praninë e mykut. Përkeqëson situatën.
  • Nëse fëmija ka pika/pllakëza të bardha në gojë dhe ju ndieni dhimbje/djegie gjatë vaktit flisni me mjekun për të përshkruar një krem me veti anti-fungiale për veten dhe fëmijën. Trajtimi në këtë rast për të qënë efektiv duhet të bëhet në formë paralele.

Posted on Leave a comment

Përse vaktet gjatë natës janë shumë të rëndësishme për fëmijët e porsalindur?

Fëmijët e porsalindur kanë nevojë të ushqehen sipas kërkesës, gjatë ditës dhe gjatë natës. Vaktet e ushqyerjes me qumësht gjiri gjatë natës janë tepër të rëndësishme për të stabilizuar rritjen e mirë të fëmijës, për të stabilizuar proçesin e gjidhënies dhe normalisht për të stimuluar prodhimin e një sasie më të lartë të qumështit të gjiirit. Është shumë normale që fëmija i porsalindur të zgjohet për të pirë qumësht gjatë natës, qoftë nëse ushqehet me qumështin e gjirit apo formulës.

Nevoja për ushqim është një nga arsyet që ndikon në zgjimin e bebeve gjatë natës duke qënë se tretja e qumështit të nënës kërkon mesatarisht 1.5 orë për vetë faktin se është “prodhuar” në mënyrë të tillë që të tretet lehtë nga organizmi i fëmijës, kjo për të mos rënduar edhe punën e veshkave së të voglit.

Me shumë mundësi muajt e parë do të vini re se fëmija do të ketë një nevojë më të madhe për ushqim gjatë intervalit 21:00-03:00 dhe gjatë natës ata mund të plotësojnë deri në 20% të kalorive që kanë nevojë të marrin gjatë 24 orëve. Por normalisht me rritjen kjo do të ndryshojë.

Gjatë muajve të parë të jetës fëmija është në një fazë të tillë të rritjes si edhe zhvillimit që kërkon ushqyerje gjatë natës. Ata nuk janë të aftë fizikisht të shkojnë përgjatë gjithë natës pa asnjë vakt.

A duhet të zgjoj fëmijën për ta ushqyer gjatë natës?

Të porsalindurit e kanë stomakun shumë të vogël dhe normalisht kanë nevojë të ushqehen shpesh, kjo do të luajë një rol tepër të rëndësishëm edhe i përket prodhimit të qumështit dhe ruajtjes së një sasie optimale.

Ashtu sic e theksova më sipër nga ana tjetër qumështi i gjirit tretet shpejt dhe fëmijës mund ti duhet të pijë mesatarisht rreth 8-12 herë në harkun kohor të 24 orëve. Që do të thotë ushqyerje ç’do 2-3 orë gjatë ditës dhe gjatë natës. Koha që mund të kalojë nga një vakt në tjetrin mund të ndryshojë nga fëmija në fëmijë dhe kjo kohë llogaritet nga momenti kur fëmija ka nisur vaktin e fundit dhe kjo nga momenti kur e ka përfunduar atë.

Normalisht ka ditë që fëmija i porsalindur do të ketë nevojë të pijë më shpesh se ditët e tjera, kjo sidomos gjatë pasdites. Dhe këto vakte të shpeshta gjatë pasdites (Cluster Feeds) me shumë mundësi do të pasohen nga një interval i gjatë gjumi.

Gjatë natës nëse mjeku nuk e rekomandon këtë nuk është e domosdoshme të zgjoni fëmijën për ta ushqyer. Por nëse lind nevoja, dhe nëse doni të stimuloni patjetër gjirin gjatë natës mund të provoni ta zgjoni ç’do 3 orë.

Fëmija mund të ushqehet pa problem edhe nëse nuk është tërësisht zgjuar dhe ndërsa e ushqeni fëmijën mund të provoni të shtrydhni gjirin brenda gojës në momentin që ngadalësohet ritmi i thithjeve. Këtë shtrydhje mund ta aplikoni për 10-15 sekonda dhe më pas lëshoni gjirin.

Shtrydhjet e gjirit janë të rëndësishme sepse jo vetëm zgjojnë fëmijën por edhe e bëjnë atë të marrë më tepër sasi qumështi duke qënë se inkurajojnë fëmijën të thithë dhe gëlltitet më tepër.

Gjithmonë në momentin që fëmija zgjohet për të pirë gjatë natës i jepni 1 minutë kohë para se të përgjigjeni duke e marrë në krahë për ta ushqyer, dhe pasi e merrni në krahë mos e vendosni menjëherë në gji. Mund të bëni 1 minutë ecje në dhomë dhe me pas të uleni për ta ushqyer.

Kjo është e rëndësishme për të mos krijuar një varësi të fëmijës ndaj thithjes së gjirit në c’do zgjim. Inkurajohen në këtë mënyrë zgjimet si pasojë e nevojës për ushqyerje në plan afatgjatë, dhe jo zgjime si pasojë e nevojës për ngushëllim që fëmija të bjerë në gjumë.

Posted on Leave a comment

Frekuenca e ushqyerjes me gji të fëmijës/Gjithçka që duhet të dini

Sa shpesh duhet të ushqehet fëmija im gjatë 24 orëve të para të jetës?

Ushqyerja me gji duhet të fillojë brenda orës së parë pas lindjes nëse është e mundur. Kontakti me lëkurën e fëmijës duhet të jetë i menjëhershëm dhe ai duhet të vendoset sipër trupit në pozicion vertikal. Kjo do të japë një ndihmë në nisjen e gjidhënies si proçes.

Bebi do të marrë sasi të vogla kulloshtre, qumështi i trashë dhe i verdhë i cili është edhe qumështi i parë që do të prodhojë gjiri. Sasia normalisht do të jetë e vogël dhe mëse e mjaftueshme për fëmijën duke stimuluar si duhet funksionimin e sistemit tretës së të porsalindurit. Kulloshtra është e pasur me anti-trupa dhe përbërës të tjerë shumë të rëndësishëm për fëmijën duke siguruar mbrojtje ndaj sëmundjeve që në momentin që vjen në jetë.

Sasia e vogël e kulloshtrës që fëmija merr përgjatë ditëve të para të jetës do të ndihmojë fëmijën që të arrijë të koordinojë gëlltitjen, frymëmarrjen dhe thithjen. Në momentin që fëmija fillon të mësojë si të thithë dhe të nxjerrë edhe më tepër kulloshtër prej gjirit thithjet e tij do t’i tregojnë trupit tuaj se duhet të prodhojë edhe më tepër qumësht.

Në këto kushte kulloshtra ka ndikim shumë të rëndësishëm edhe përsa i përket defekimit të fëmijës. Ajo ka efekt laksativ dhe ndihmon në nxjerrjen e mekoniumit prej apatatit tretës. Sigurisht edhe në lidhje me nxjerrjen e tepricës së bilirubinës  e cila shkakton verdhëzën.

Nga ana tjetër kulloshtra, ky qumësht me përqëndrim të lartë vlerash ushqyese por njëkohësisht edhe lehtësisht i tretshëm përgatit aparatin tretës të fëmijës për të tretur qumëshin e maturuar që do të vijë më pas. Kulloshtra përmban më tepër proteina si edhe më pak sheqer (glokozë) krahasuar me qumështin e maturuar. Kjo balancë mes proteinave, yndyrës dhe sheqerit stabilizon glukozën si edhe parandalon zhvillimin e hipoglicemisë.

Këto vaktet e para me kulloshtër do të ndihmojnë stimulimin e fillimit të fazës së dytë së laktogjenezës, pra nis prodhimi i qumështit tjetër dhe do të prodhohet më pak kulloshtër.

Sa shpesh duhet të ushqehet fëmija gjatë ditëve të para të jetës?

Prodhimi i qumështit të gjirit do të ndikohet nga thithjet e fëmijës. Sa më te shpeshta të jenë ato dhe sa më efektive aq më tepër qumësht do të prodhohet (shiko pozicionet që mund të përdorësh për ushqyerje më efektive).

Qumështi do të prodhohet sipas kërkesës!”

Duke filluar nga dita e dytë e jetës së të porsalindurit dhe në vazhdim vaktet duhet të jetë minimalisht 8-12 përfshirë këtu ditën si edhe natën. Në këtë mënyrë ju do të mund të stabilizoni proçesin e ushqyerjes me gji si edhe prodhimit të një sasie të mjaftueshme qumështi. Kjo do të jetë tepër e rëndësishme edhe përsa i përket trajtimit të verdhëzës.

Rekomandohet të ushqeni me qumësht gjiri fëmijën ç’do 1-1.5 orë gjatë ditës si edhe ç’do 3 orë gjatë natës përgjatë muajit të parë. Nëse ju do të ushqeni me një frekuencë të tillë javët e para të jetës sasia e qumështit të prodhuar do të rritet rreth 10-20 herë më tepër.

Pas javëve të para mund të zgjoni fëmijën për ta ushqyer me qumësht gjiri nëse fle më tepër se 3 orë në rastet kur mjeku jua sugjeron ta bëni këtë.

Posted on Leave a comment

Përse vaktet gjatë natës janë shumë të rëndësishme për fëmijët e porsalindur?

Fëmijët e porsalindur kanë nevojë të ushqehen sipas kërkesës, gjatë ditës dhe gjatë natës. Vaktet e ushqyerjes me qumësht gjiri gjatë natës janë tepër të rëndësishme për të stabilizuar rritjen e mirë të fëmijës, për të stabilizuar proçesin e gjidhënies dhe normalisht për të stimuluar prodhimin e një sasie më të lartë të qumështit të gjiirit. Është shumë normale që fëmija i porsalindur të zgjohet për të pirë qumësht gjatë natës, qoftë nëse ushqehet me qumështin e gjirit apo formulës.

Nevoja për ushqim është një nga arsyet që ndikon në zgjimin e bebeve gjatë natës duke qënë se tretja e qumështit të nënës kërkon mesatarisht 1.5 orë për vetë faktin se është “prodhuar” në mënyrë të tillë që të tretet lehtë nga organizmi i fëmijës, duke mos rënduar edhe punën e veshkave së të voglit.

Me shumë mundësi muajt e parë do të vini re se fëmija do të ketë një nevojë më të madhe për ushqim gjatë intervalit 21:00-03:00 dhe gjatë natës ata mund të plotësojnë deri në 20% të kalorive që kanë nevojë të marrin gjatë 24 orëve. Por normalisht me rritjen kjo do të ndryshojë.

Gjatë muajve të parë të jetës fëmija është në një fazë të tillë të rritjes si edhe zhvillimit që kërkon ushqyerje gjatë natës. Ata nuk janë të aftë fizikisht të shkojnë përgjatë gjithë natës pa asnjë vakt.

A duhet të zgjoj fëmijën për ta ushqyer gjatë natës?

Të porsalindurit e kanë stomakun shumë të vogël dhe normalisht kanë nevojë të ushqehen shpesh, kjo do të luajë një rol tepër të rëndësishëm edhe i përket prodhimit të qumështit dhe ruajtjes së një sasie optimale.

Ashtu siç e theksova më sipër nga ana tjetër qumështi i gjirit tretet shpejt dhe fëmijës mund ti duhet të pijë mesatarisht rreth 8-12 herë në harkun kohor të 24 orëve. Që do të thotë ushqyerje ç’do 2-3 orë gjatë ditës dhe gjatë natës. Koha që mund të kalojë nga një vakt në tjetrin mund të ndryshojë nga fëmija në fëmijë dhe kjo kohë llogaritet nga momenti kur fëmija ka nisur vaktin e fundit dhe kjo nga momenti kur e ka përfunduar atë.

Normalisht ka ditë që fëmija i porsalindur do të ketë nevojë të pijë më shpesh se ditët e tjera, kjo sidomos gjatë pasdites. Dhe këto vakte të shpeshta gjatë pasdites (Cluster Feeds) me shumë mundësi do të pasohen nga një interval i gjatë gjumi.

Gjatë natës nëse mjeku nuk e rekomandon këtë nuk është e domosdoshme të zgjoni fëmijën për ta ushqyer. Por nëse lind nevoja, dhe nëse doni të stimuloni patjetër gjirin gjatë natës mund të provoni ta zgjoni ç’do 3 orë.

Fëmija mund të ushqehet pa problem edhe nëse nuk është tërësisht zgjuar dhe ndërsa e ushqeni fëmijën mund të provoni të shtrydhni gjirin brenda gojës në momentin që ngadalësohet ritmi i thithjeve. Këtë shtrydhje mund ta aplikoni për 10-15 sekonda dhe më pas lëshoni gjirin.

Shtrydhjet e gjirit janë të rëndësishme sepse jo vetëm zgjojnë fëmijën por edhe e bëjnë atë të marrë më tepër sasi qumështi duke qënë se inkurajojnë fëmijën të thithë dhe gëlltitet më tepër.

Gjithmonë në momentin që fëmija zgjohet për të pirë gjatë natës i jepni 1 minutë kohë para se të përgjigjeni duke e marrë në krahë për ta ushqyer, dhe pasi e merrni në krahë mos e vendosni menjëherë në gji. Mund të bëni 1 minutë ecje në dhomë dhe me pas të uleni për ta ushqyer.

Kjo është e rëndësishme për të mos krijuar një varësi të fëmijës ndaj thithjes së gjirit në ç’do zgjim. Inkurajohen në këtë mënyrë zgjimet si pasojë e nevojës për ushqyerje në plan afatgjatë, dhe jo zgjime si pasojë e nevojës për ngushëllim që fëmija të bjerë në gjumë.

Si duhet të veprohet nëse mjeku nuk udhëzon zgjim të fëmijës gjatë natës?

Në momentin që fëmija nuk zgjohet të pijë gjatë natës dhe mjeku nuk jua sugjeron ta zgjoni për ta ushqyer mund të bëni shtrydhje të gjirit me anë të pompës. Kjo rekomandohet për të evituar forcimin e gjirit dhe mbledhjen e qumështit si edhe nga ana tjetër për të stimuluar prodhimin. Nëse gjiri do të zbrazet ai do të rimbushet dhe do të prodhojë sasi optimale qumështi edhe gjate natës. Qumështin që nxirrni me anë të pompës mund ta ruani në qeset e posaçme dhe duke përcaktuar datën e mbledhjes e ruani atë në ngrirje për ta përdorur në ç’do moment. Qoftë edhe në fazën e përgatitjes së ushqimeve të ngurta rreth muajit të 6 të jetës.

Posted on Leave a comment

Çfarë bëhet pengesë për të stabilizuar proçesin e gjidhënies?

Trupi i gruas fillon të përgatitet për të ushqyer fëmijën me gji që në shtatzani. Gjatë tremujorit të parë gjinjtë fillojnë të zmadhohen dhe ndryshimi vihet re edhe tek areola e cila fillon të errësohet. Gjatë tremujorit të dytë trupi fillon të prodhojë dhe grumbullojë kulloshtër për t’ju përshtatur kështu nevojën pas lindjes për të ushqyer fëmijën me qumësht gjiri. Pra nis përgatitja që në periudhën e shtatzanisë.

Në momentin që fëmija vjen në jetë nëna ka në trupin e saj kulloshtër, aq i nevojitet fëmijës përgjatë ditëve të para deri në momentin që do të vijë qumështi në sasi më të madhe. Kulloshtra është e trashë, e dendur dhe quhet “lëngu i artë”.

Përmban antitrupa që ndihmojnë fëmijën të luftojë patogjenët. Kulloshtra krijon një shtresë mbrojtëse në aparatin tretës duke e mbrojtur fëmijën në mjedisin e ri që do të jetojë.

Po nëse kemi kulloshtër që në shtatzani si është e mundur që ajo nuk del jashtë gjinjve?

Në këtë rast mund të dalë një sasi shumë e vogël, madje tek disa gra kjo nuk ndodh aspak. Dhe në të dyja rastet nuk është tregues i sasisë së qumështit që nëna do të ketë në dispozicion për fëmijën pas lindjes. Prandaj nëse nuk keni rrjedhje nuk duhet të shqetësoheni aspak.

Duhet të dini se kulloshtra në tremujorin e dytë është nën ndikimin e hormonit të progresteronit që sekretohet prej plaçentës. Ai e mban nën kontroll grumbullimin dhe frenon daljen. Në momentin që plaçenta del jashtë qumështi nis të rrjedhë dhe është stimulimi i fëmijës që ndihmon në këtë proçes.

Prolaktina është hormoni që nxit rrjedhjen e qumështit pas lindjes dhe rregullon prodhimin e tij. Cikli i prodhimit të prolaktinës është 24 orësh dhe piku më i lartë i prodhimit shënohet në orën 02:00-03:00 të mëngjesit. Rënia e nivelit që për pasojë sjell edhe reduktimin e sasisë të qumështit vihet re gjatë pasdites mesatarisht rreth orës 15:00-16:00. Në këtë rast nevojiten vakte më të shpeshta, dhe nuk konsiderohet e nevojshme nisja e një qumështi shtesë.

Pra është pikërisht dalja e plaçentës që ndikon më pas edhe në daljen e qumështit prej gjirit (e cila ndodh qoftë gjatë lindjes natyrale ashtu edhe asaj çezariane).

Çfarë vështirëson zakonisht proçesin e gjidhënies pas lindjes?

  • Mungesa e informacionit. Kjo zakonisht e bën nënën të ndihet e pasigurt në lidhje me aftësinë që realisht ka përsa i përket ushqyerjes me gji të fëmijës.
  • Dhimbja gjatë gjidhënies. Kjo përgjithësisht lidhet me pozicionimin jo të mirë të fëmijës në gji që sjell edhe çarjet e thithave.
  • Ushqyerja e më shumë se një fëmije më gji.
  • Një problem shëndetësor që nëna mund të shfaqë pas lindjes.
  • Lindja e parakoshme.
  • Mungesa e mbështetjes. Pas lindjes të gjithë këshillojnë dhe analizojnë përse nëna e re nuk ushqen me gji por rrallë dikush jep mbështetje dhe udhëzimet e duhura në lidhje me mbarëvajtjen e proçesit.
Posted on Leave a comment

Sinjalet që tregojnë se fëmija është duke thithur gjirin në mënyrë efektive

Do të jenë pikërisht këto sinjale që do të tregojnë se fëmija jo vetëm është duke thithur si duhet (rrjedhimisht merr sasi të mjaftueshme qumështi), por edhe stimulon gjirin në mënyrë efektive.

Gjatë vaktit fëmija duhet të:

  • Mjekra e fëmijës duhet të shtypë gjirin. Pra është tërësisht e pozicionuar në gji. Në këtë rast para futjes së thithit në gojë mund ta shtypni mjekrën me gisht për të mundësuar një hapje maksimale të gojës;
  • Hunda e fëmijës nuk duhet të jetë e zhytur tërësisht në gji. Krijohet hapësirë që ndihmon pak a shumë frymëmarrjen;
  • Duket se nëna dhe fëmija ndihen shumë mirë gjatë vaktit. Nuk vihen re shenja parehatie nga ana e të dyve;
  • Fëmija thith në mënyrë ritmike, të thellë dhe aktive;
  • Fëmija duhet i kënaqur gjatë dhe pas përfundimit të ushqyerjes;
  • Shtimi në peshë është në nivele optimale dhe numri i pelenave që ndërrohen në rregull për moshën e fëmijës;
  • Fëmija pi me një distancë kohore dhe duket i kënaqur teksa fle gjumë;
  • Buzët janë të hapura në formë O-je tek gjiri;
  • Fëmija nuk ka futur në gojë vetëm thithin por edhe një pjesë të mirë të areolës.
Posted on Leave a comment

Cilat janë shenjat që tregojnë se fëmija nuk është duke thithur si duhet?

Ndërsa ushqeni fëmijën me gji është shumë e rëndësishme të vëzhgoni edhe disa  nga sinjalet e mëposhtme:

  • Fëmija kërkon të ushqehet vazhdimisht. Dhe normalisht këtu nuk përfshihet nevoja e fëmijës për të pirë më tepër gjatë një rritje të vrullshme apo gjatë pasdites (Witching Hour);
  • Thithi paraqitet i shtypur apo i rrudhur kur fëmija e heq nga goja;
  • Gjatë pirjes nëna përjeton dhimbje në gjoks që shkaktohen nga kapja e keqe që fëmija ka bërë. Në këtë rast çarjet e thithave janë shumë të shpeshta si problem;
  • Fëmija heq dhe fut vazhdimisht kokën në gji. Paraqitet i acaruar jo vetëm gjatë vaktit por edhe pasi ka përfunduar së piri;
  • Fëmija bie shumë shpejt në gjumë ndërsa thith por ju sërish e keni ndjesinë se nuk ka thithur si duhet. Thithjet nuk kanë qënë mjaftueshëm aktive sa fëmija të pijë marrë sasinë e qumështit që i nevojitet;
  • Fëmija nuk merr mjaftueshëm peshë dhe nuk ndërrohen mjaftueshëm pelena;
  • Feçet janë të ujshme dhe me ngjyrë jeshile (tregues se fëmija nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht me yndyrë. Sasia më e  madhe e qumështit që po merr në këtë rast është qumështi i fillimit i cili ka në sasi më të madhe laktozën. Duke qënë se nuk merr mjaftueshëm yndyrë krijohet inbalanca;
  • Kemi shenja gjaku tek feçet;
  • Fëmija bën intervale të gjata gjumi pa pirë vaktin. Për këtë arsye rekomandohet limitimi i dremitjeve maksimalisht 2 orë gjatë ditës.