Për të gjithë nënat që vijnë për herë të parë në këtë blog, ju them se në vazhdim unë do të jem ndihma juaj më e madhe përsa i përket problemeve që mund të keni me gjumin si edhe ushqyerjen me gji të fëmijës.
Që prej vitit 2015 i jam përkushtuar profesionit si konsulente gjumi dhe laktacioni (e çertifikuar) dhe mund të them se kjo nuk është vetëm një rrugë për të lehtësuar jetën e nënave të reja por edhe një pasion shumë i madh i imi.
Për të qënë më pranë secilës nënë kam krijuar disa programe të cilat do të zgjidhin probleme të ndryshme përsa i përket dy proçeseve tepër sfidues siç është gjumi dhe ushqyerja me gji e fëmijës.
Çfarë kanë të veçantë programet e mia të gjumit?
Qasja që nënave ju sugjerohet të ndjekin. Për herë të parë në Shqipëri u kapërcyen dhe lanë pas rregullat shumëvjeçare “lere fëmijën të qajë që të mësojë të flejë ndryshe”. Për herë të parë nënat u orientuan drejt një metode të butë, tepër graduale, që ka pasur gjithmonë në fokus ndryshimin e butë dhe jo të menjëhershëm pavarësisht problemeve me të cilat nëna po përballej.
Çfarë kanë të veçantë programet e mia të gjidhënies?
Prakticitetin, shpjegimin e thjeshtë dhe të kuptueshëm, zgjidhjen e problemit në praktikë më tepër se teori informuese. Dhënien e zgjidhjes për çdo sfidë të gjidhënies, atë për të cilën nënat e reja kanë nevojë pas lindjes.
Dy fjalë në lidhje me kualifikimet e mia
Jam çertifikuar si konsulente laktacioni (LC) pranë akademisë “Childbirth International”;
Jam çertifikuar si konsulente gjumi per femijet e moshes 0-3 vjeçare pranë “Institute of pediatric sleep and parenting”;
Jam riçertifikuar si konsulente gjumi (specializim shtesë) per bebet e moshes 0-3 muajshe prane “Institute of pediatric sleep and parenting”;
Kam ndjekur seminar specializimi mbi trajtimin e rasteve te mastitit prane “Lactation Education Resources”
Pjesëmarrëse tek konferencat:
“Breastfeeding biological dialogues” (+20 orë mësimore)-Mundësuar nga ilactation;
“Breastfeeding-Focus, confidence, skills” (+17 orë mësimore)-Mundesuar nga ilactation;
“An ecosystemic approach to the clinical management of breast and nipple pain”- Mundësuar nga Gold Lactation;
Gjithashtu pjesëmarrëse edhe në konferencen e 22 “Lactacion Conversations” (+12 orë mësimore) -Mundësuar nga iLactation