Bota e Gruas

Frekuenca e ushqyerjes me gji të fëmijës/Gjithçka që duhet të dini

Sa shpesh duhet të ushqehet fëmija im gjatë 24 orëve të para të jetës?

Ushqyerja me gji duhet të fillojë brenda orës së parë pas lindjes nëse është e mundur. Kontakti me lëkurën e fëmijës duhet të jetë i menjëhershëm dhe ai duhet të vendoset sipër trupit në pozicion vertikal. Kjo do të japë një ndihmë në nisjen e gjidhënies si proçes.

Bebi do të marrë sasi të vogla kulloshtre, qumështi i trashë dhe i verdhë i cili është edhe qumështi i parë që do të prodhojë gjiri. Sasia normalisht do të jetë e vogël dhe mëse e mjaftueshme për fëmijën duke stimuluar si duhet funksionimin e sistemit tretës së të porsalindurit. Kulloshtra është e pasur me anti-trupa dhe përbërës të tjerë shumë të rëndësishëm për fëmijën duke siguruar mbrojtje ndaj sëmundjeve që në momentin që vjen në jetë.

Sasia e vogël e kulloshtrës që fëmija merr përgjatë ditëve të para të jetës do të ndihmojë fëmijën që të arrijë të koordinojë gëlltitjen, frymëmarrjen dhe thithjen. Në momentin që fëmija fillon të mësojë si të thithë dhe të nxjerrë edhe më tepër kulloshtër prej gjirit thithjet e tij do t’i tregojnë trupit tuaj se duhet të prodhojë edhe më tepër qumësht.

Në këto kushte kulloshtra ka ndikim shumë të rëndësishëm edhe përsa i përket defekimit të fëmijës. Ajo ka efekt laksativ dhe ndihmon në nxjerrjen e mekoniumit prej apatatit tretës. Sigurisht edhe në lidhje me nxjerrjen e tepricës së bilirubinës  e cila shkakton verdhëzën.

Nga ana tjetër kulloshtra, ky qumësht me përqëndrim të lartë vlerash ushqyese por njëkohësisht edhe lehtësisht i tretshëm përgatit aparatin tretës të fëmijës për të tretur qumëshin e maturuar që do të vijë më pas. Kulloshtra përmban më tepër proteina si edhe më pak sheqer (glokozë) krahasuar me qumështin e maturuar. Kjo balancë mes proteinave, yndyrës dhe sheqerit stabilizon glukozën si edhe parandalon zhvillimin e hipoglicemisë.

Këto vaktet e para me kulloshtër do të ndihmojnë stimulimin e fillimit të fazës së dytë së laktogjenezës, pra nis prodhimi i qumështit tjetër dhe do të prodhohet më pak kulloshtër.

Sa shpesh duhet të ushqehet fëmija gjatë ditëve të para të jetës?

Prodhimi i qumështit të gjirit do të ndikohet nga thithjet e fëmijës. Sa më te shpeshta të jenë ato dhe sa më efektive aq më tepër qumësht do të prodhohet (shiko pozicionet që mund të përdorësh për ushqyerje më efektive).

Qumështi do të prodhohet sipas kërkesës!”

Duke filluar nga dita e dytë e jetës së të porsalindurit dhe në vazhdim vaktet duhet të jetë minimalisht 8-12 përfshirë këtu ditën si edhe natën. Në këtë mënyrë ju do të mund të stabilizoni proçesin e ushqyerjes me gji si edhe prodhimit të një sasie të mjaftueshme qumështi. Kjo do të jetë tepër e rëndësishme edhe përsa i përket trajtimit të verdhëzës.

Rekomandohet të ushqeni me qumësht gjiri fëmijën ç’do 1-1.5 orë gjatë ditës si edhe ç’do 3 orë gjatë natës përgjatë muajit të parë. Nëse ju do të ushqeni me një frekuencë të tillë javët e para të jetës sasia e qumështit të prodhuar do të rritet rreth 10-20 herë më tepër.

Pas javëve të para mund të zgjoni fëmijën për ta ushqyer me qumësht gjiri nëse fle më tepër se 3 orë në rastet kur mjeku jua sugjeron ta bëni këtë.

Leave a Reply

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin