fbpx

Bota e Gruas

Struktura e dites per moshen 19-24 muajshe

Skema e gjumit për moshën 19-24 muajshe

Tashmë fëmija është përshtatur me një model gjumi që përkon vetëm me një dremitje gjatë ditës dhe për ju do të jetë më e thjeshtë të kuptoni kur do të jetë momenti për ta cuar në gjumë duke qënë se do të ecni kryesisht mbi bazën e orareve fikse krahasuar me intervalet e qëndrimit zgjuar si udhëzues primar në organizimin e ditës. Dhe ndkekja e orareve fikse në këtë moshë është tejet frytdhënëse duke qënë se do të parandalojë tejlodhjen e fëmijës, c’ka e con në hiperaktivitet dhe për pasojë, pra kjo e fundit bën që edhe vendosja në gjumë, ndjekja e trajnimit të vështirësohet.

Për sa gjumë ka nevojë në total gjatë ditës një fëmijë në moshën 19-24 muajshe?

Është shumë e rëndësishme të kuptoni dhe të keni nën vëzhgim limitet e orëve të gjumit që fëmija bën gjatë ditës. Në moshën 19-24 muajshe në mesatare fëmijët kanë nevojë për minimalisht 2 orë gjumë gjatë ditës si edhe maksimalisht rreth 3 orë përgjatë dremitjes së ditës.

Nëse fëmija fle më pak se 2 orë do të tejlodhet, për pasojë do të shfaqen probleme si refuzim i gjumit të mbrëmjes me të qara të forta, të qara gjatë natës, rutina mbyllet me një fëmijë të acaruar dhe normalisht kjo tejlodhje do të ndikojë edhe në mënyrën si fëmija do të bashkëpunojë gjatë kohës që do të jemi duke ndjekur hapat e trajnimit. Pra nëse ne do të shkojmë në gjumin e mbrëmjes me një fëmijë të tejlodhur të qarat dhe refuzimi do të jenë tepër të forta për shkak të gjendjes së acaruar që krijon tejlodhja.

Ndërsa në rastin kur fëmija fle më tepër se 3 orë do të jemi para një situate nënlodhje e quajmë, pra fëmija nuk është gati ende të shkojë të flejë sepse do të ketë fjetur shumë gjatë ditës, dhe kjo kryesisht do të ndikojë tek qëndrimet e gjata zgjuar gjatë natës, tek refuzimi në mbrëmje sepse nuk dëshiron të flejë, dhe gjithcka do të bëhet edhe më e vështirë. Gjatë natës fëmija në këtë moshë do të ketë nevojë për 11-12 orë gjumë.

Organizimi i ditës për moshën 19-24 muajshe

Në momentin që do të fillojmë të rregullojmë oraret e dremitjeve së pari duhet të shikojmë kur fëmija zgjohet në mëngjës. Nga këtu nis organizimi i ditës. Nëse kërkoni që fëmija të flejë herët në mbrëmje duhet edhe të zgjohet heret në mëngjes. Kini parasysh se një fëmijë që zgjohet në orën 10:00 nuk do të ketë të përshtatshëm orën 20:00 për të rënë në gjumin e natës. Kjo sepse dita në këtë moshë zgjat 12-13 orë dhe nata 11-12 orë.

Prandaj, nëse keni probleme me orarin e vonë që fëmija bën rishikoni kohën kur zgjohet? Dhe nëse është orar i vonë filloni ta ndryshoni. Pra le të jetë ky një nga hapat e parë të ndjekjes së trajnimit. Spostimi i kohës kur fëmija zgjohet dhe fle.

Shembull: Në momentin që nisni programin dhe vëreni se fëmija ka një orar tepër të vonë zgjimi në mëngjes i cili do të spostojë automatikisht edhe orarin e mbrëmjes nga atje duhet të filloni. Pra nëse qëllimi është që fëmijën ta bëni të zgjohet në orën 8:00 por zgjimi i tij për momentin është në orën 10:30 atëherë pikërisht nga këtu duhet të filloni të veproni. Pra ç’do ditë filloni të afroni orën e zgjimit duke e stimuluar ju vetë, orën e afroni në varësi edhe të karakterit të fëmijës, sa lehtë do të përshtatet me ndryshimet duke spostuar me 10-15 minuta njëherë në 1-2 ditë. Gjatë kohës që bëni spostimin e orareve ndiqni edhe intervalet e qëndrimit zgjuar që janë dhënë në mënyrë që gjatë ditës fëmija të mos lodhet. Mbani nën vëzhgim edhe sinjalet e lodhjes së fëmijës. Në momentin që keni arritur në intervalin e zgjimit që dëshironi atje ndaloni dhe zgjojeni fëmijën vazhdimisht në të njëjtën orë, mos lejoni të kalojë orari i fillimit të ditës me më tepër se 30 minuta.

Shembull skeme të orareve që mund të ndiqen:

Skema e gjumit me një dremitje:

  • Zgjimi: 7:00;
  • Dremitja e ditës: 12:00-14:00;
  • Rutina dhe përgatitja për gjumë: 19:00;
  • Në shtrat për gjumë: 19:45.

Përkatësisht intervalet në moshën 19-24 muajshe nëse fëmija bën vetëm 1 dremitje do të jenë: 5/5.5 orë qëndrim zgjuar deri në gjumin e mbrëmjes. Dhe duke filluar nga mosha 24 muajshe do të qëndrojë 6 orë zgjuar. Pra rutina e mbrëmjes fillon në orën 19:30 dhe vendosja në gjumë synohet rreth orës 20:00.

Si do të aplikohen në mënyrë korrekte intervalet e qëndrimit zgjuar gjatë ditës?

Kini parasysh se gabimi më i shpeshtë që përgjithësisht bëhet është llogaritja e intervalit të qëndrimit zgjuar nga momenti që fëmija zgjohet deri në momentin që filloni rutinën. Dhe kjo përgjithësisht sjell tejlodhje të fëmijës duke qënë se kapërcehet limiti maksimal që mund të qëndronte zgjuar pa u lodhur.

Për shembull: Nëse themi se fëmija sugjerohet të qëndrojë zgjuar 5 orë, dhe zgjimi ka ndodhur në orën 7:00, rutina fillon në orën 11:45.

Mënyra e saktë e llogaritjes së intervaleve do të jetë: Nga momenti që fëmija zgjohet deri në momentin që shkon të flejë. Pra nëse do të rillogarisim intervalin e mësipër, rutinën duhet ta fillojmë 10-15 minuta më herët, kjo nëse bëhet fjalë për dremitjet duke qënë se rutina para dremitjeve është më e shkurtër se ajo e gjumit të mbrëmjes.

Pra nëse fëmija zgjohet në orën 7:00 dhe në gjumin e para të ditës do të duhet të shkojë në orën 12:00, rutina duhet të fillojë në orën 11:45, me qëllim që 5 orëshi të plotësohet pasi rutina të ketë përfunduar dhe fëmija të jetë përgatitur plotësisht për gjumë.

Cfarë e bën gjithashtu fëmijën të flejë më qetë gjatë ditës:

  • Rutina para gjumit. Rutina para dremitjeve zgjat në mesatare 5-10 minuta. Rutina duhet të jetë c’do ditë e njëjtë, e përpiktë dhe një shembull do të jetë si më poshtë.

Ndërrim i pelenës, veshje të pizhamave, ninullë në krahë. Vazhdojmë me vendosjen në gjumë. Rutina duhet të kryhet brenda dhomës së gjumit.

  • Ambienti. Fëmija gjatë ditës nuk duhet të flejë në dhomë me drita të forta, zhurmë, apo njerëz. Asnjë fëmijë apo i rritur nuk është në gjendje të pushojë qetë në një ambient me aq shumë stimuj. Për këtë arsye gjithmonë kur vjen momenti që fëmija duhet të flejë futeni në dhomën e gjumit, filloni rutinën dhe vendoseni të flejë, përvec rasteve kur nuk është e mundur që fëmija të flejë brenda dhomës së gjumit. Ulni grilat, të dominojë errësira, mbani qetësi. Pasi përfundon rutina nuk dhet t’i flisni fëmijës. Kjo do ta vonojë edhe më tepër vendosjen në gjumë.
Leave a Reply

Share:

Më të shikuarat

Postime të ngjashme