Bota e Gruas

Rasti i Bryan, si e përmirësuam gjumin e natës javët e para pas lindjes?

Rasti i Bryan ishte një rast tipik me të cilin mund të përballen shumë nëna. Duke parë detajet që do të përshkruaj më poshtë ju mund të gjeni përgjigjen e shumë pikëpyetjeve dhe normalisht edhe zgjidhjen.

Me cfarë problematikash u paraqit nëna në konsultë pasi kishte lindur:

  • Bryan ishte vetëm 3 javësh;
  • Gjatë ditës bëntë 4 dremitje, nga të cilat 3 ishin 3 orëshe dhe 1 prej tyre dy orëshe;
  • Në gjumin e natës nëna e conte rreth orës 21:00;
  • Ditën e vështirësi Bryan për shkak të përgjumjes mezor arrinte të bënte 3 vakte dhe natën e kalonte pothuajse në gji, duke bërë zgjime të shpeshta c’do 40-60 minuta, në rastet më të mira shkonte 90 minuta për të vazhduar me zgjimet e hershme rreth orës 5:00 të mëngjesit për të mos u kthyer më në gjumë për disa orë.

Vlerësim i situatës:

  • Bryan kalonte intervale relativisht të gjata në gjumë gjatë ditës duke shmangur një pjesë të mirë të vakteve;
  • Intervalet e gjata të gjumit që bënte ditën i ndikonin jo vetëm tek ushqyerja por edhe tek cilësia e gjumit të natës. Tashmë intervalet e shkurtëra të gjumit që duhet të ndodhnin ditën i kishim gjatë natës;
  • Situata me të cilën jemi duke u përballur është tipike e një konfuzioni ditë natë&shkëmbimi të ciklit të ushqyerjes. Të dyja situata që normalisht mund të zgjidhen.

Bashkëpunimi me nënën dhe mënyra si e trajtuam situatën e Bryan:

Hapi i parë:

Stabilizimi i ushqyerjes përgjatë ditës

Për vetë faktin se Bryan kishte edhe verdhëzën, përgjumja sidomos kur vendosej në gji ishte tepër e fortë. Kjo e kishte bërë nënën të dorëzohej duke e menduar të pamundur një ndryshim të mundshëm. Në c’do përpjekje të saj për të ushqyer Bryan thithja mungonte dhe ai vetëm përgjumej edhe me tepër. Në një moment të tillë ajo cfarë i propozova nënës së Bryan për të stimuluar ushqyerjen, në tentativë për të zgjidhur si fillim shkëmbimin e ciklit të ushqyerjes ishte:

  • Ushqyerja e Bryan me një sasi relativisht të vogël qumështi para vendosjes në gji. Përkatësisht nëna duhej të merrte 5-10 ml qumësht dhe nëpërmjet një shiringe të ushqente Bryan. Ushqyerja u krye duke vendosur në qendër të gojës gishtin e vogël të dorës, duke e pozicionuar atë drejt qiellzës dhe në momentin që vërehej aktivizimi i thithjes do të lëshonte pika pika qumështin nëpërmjet shiringës të pozicionuar tashmë në cepin e gojës.
  • Pasi Bryan të ishte ushqyer në këtë formë me një sasi të vogël qumështi atëherë duhej të vendosej në gji duke aplikuar kontaktin lëkurë me lëkurë. Në momentin që Bryan do të afrohej në gji nëna duhej të shtrydhte qumësht nga gjiri tek goja në mënyrë që shija dhe aroma e qumështit të nxisnin ushqyerjen e Bryan.
  • Në momentin që djali do të poziciononte gjirin brenda gojës nëna duhej të pikonte nga sipër nëpërmjet shiringës pika pika qumështin nga gjiri tek buza e sipërme për të nxitur aktivizimin e thithjeve ushqyese. Këtë stimulim në këtë rast e bëri babai dhe nëna kishtë dorën e lirë për të masazhuar gjirin. Pra gjatë kohës që Bryan ishte pozicionuar në gji, kishte arritur të realizonte edhe kapjen e thellë, tashmë po stimulohej me qumështin e pikuar tek buza e sipërme me rreshkitje tek gjiri, nëna kishtë kapur gjirin me një kapje “C” dhe masazhonte në drejtim të areolës në c’do thithje që Bryan bënte. Për të bërë shtrydhje të gjirit (kompresa) 10-15 sekondëshe në momentet që thithja ndalonte. U kombinua kështu masazhi i gjirit gjatë ushqyerjes me shtrydhjet gjatë kohës që thithja ushqyese ndalonte me qëllim që të aktivizohej. Dhe në momentin që Bryan rifillonte të ushqehej në mënyrë aktive (thithjet ishin në raport 1:1) nëna vazhdonte të masazhonte gjirin në drejtim të areolës.

Cfarë qëllimi kishte një veprim i tillë:

Nëna ndihmonte Bryan të realizonte një ushqyerje të plotë në gji me qëllim që gjatë natës të fillontë të ulej nevoja për ushqyerje të shpeshta për vetë faktin se gjatë ditës po fillonte të rritej niveli i kalorive të marra.

Hapi i dytë:

Limiti i vendosur tek orët e gjumit gjatë ditës

Ndërsa Bryan kishte tendencën të bëntë intervale shumë të gjata gjumi gjatë ditës të cilat ndikonin tek mënyra si ushqehej dhe normalisht edhe si flinte gjatë natës, atëherë ishte pikërisht ky një tjetër problem me të cilin duhej të punohej. Ajo cfarë ju sugjerua nënës të bëhej ishte të stimulonte zgjimin e fëmijës duke e zhveshur, duke e vendosur në kontakt me lëkurën, duke i folur si edhe duke i dhënë stimuj të lehtë nëpërmjet lëvizjes së krahëve apo këmbëve nëpërmjet lëvizjeve rrethore. Pas kësaj fëmija vendosej në gji sipas udhëzimeve të mësipërme.

Hapi i tretë:

Dhënia e sinjaleve të qarta të gjumit gjatë natës dhe stimulimi i fëmijës gjatë ditës

Në këtë moment ishte e nevojshme që Bryan të merrte sinjale se gjatë natës duhej të kthehej në gjumë pasi ishte ushqyer dhe gjatë ditës do të ishte normale të bënte dremitje të shkurtëra. Dhe mënyra si kjo do të realzohej do te ishte duke e mbajtur ambientin gjatë natës të qetë dhe të errët ndërsa gjatë ditës me drita dhe zhurma, kjo derisa situata në të cilën ndodheshim të zgjidhej. Përkatësisht Bryan dremitjen e parë e bënte në orën 9:00-12:00. Nënës ju sugjerua të stimuonte zgjimin si fillim pas dy orësh gjumë, duke i folur, lëvizur gjymtyrët, duke e zhveshur për ta vendosur në kontakt me lëkurën dhe më pas duhej të bëntë ushqyerjen sipas pikave që kam dhënë më sipër. Dhe këtë do të tentonte ta bënte si fillim c’do dy orë gjatë ditës. Gjatë zgjimeve të natës nëna përpiqej të mbante qetësi absolute, nuk e nxirrte Bryan në asnjë moment nga dhoma, nuk i fliste, vëtëm përpiqej ta ndihmonte të bënte një vakt të plotë nëpërmjet masazheve dhe kompresave të gjirit sipas udhëzimeve më sipër.

Hapi i katërt:

Koha në natyrë

Ekspozimi në ajër të pastër ishte me shumë rëndësi në këtë moment. Dhe c’do ditë fillonte me shëtitjë jashtë në qytet ose kohë në ballkon, duke e mbajtur në krahë dhe duke i folur/stimuluar sa më tepër që mundej.

Cfarë ndodhi pas 2 javësh….

Bryan fillloi të ushqehej më mirë gjatë ditës, bënte vakte më të plota dhe tashmë gjatë natës filloi të qëndronte më pak zgjuar. Duke marrë më tepër kalori përgjatë ditës nëna e pa se Bryan filloi të kishte më pak nevojë për kalori gjatë natës. Këtu filluan të reduktohen si fillim vaktet e gjirit natën. Nga ana tjetër duke qëndruar pak më tepër zgjuar ditën Bryan filloi të bënte intervale më të gjata gjumi natën. Në fillim u bënë më të gjata intervalet e gjumit deri pak pas mesnate, për të vazhduar më pas vetëm me një vështirësi në orët e para të mëngjesit. Bryan vazhdonte të bënte zgjimin e orës 5:00.

Sugjerimi i radhës:

Nëna të përpiqej të spostonte pak më vonë orarin e gjumit të mbrëmjes. Në momentin që Bryan filloi të shkontë në gjumin e natës në orën 22:30 disa ditë më pas filloi të zgjohej rreth orës 8:00. Dhe ky orar gjumi, 10.5 orë gjumë nate për moshen 3 javëshe janë shumë normale. Nëna tashmë rreth orës 21:00 e conte në një tjetër dremitje (20 minutëshe) dhe pas kësaj përgatitej për gjumin e natës.

Kështu arriti të zgjidhej edhe problemi i fundit me të cilin po përballeshin.

Share:

Më të shikuarat

Postime të ngjashme