fbpx

Bota e Gruas

7 këshillat më të mira për të ndihmuar fëmijën të qetësohet gjatë “Witching Hour”

Nëse keni klikuar tashmë këtë informacion atëherë patjetër që jeni duke u përballur kohët e fundit me një fëmijë që qan së tepërmi. Prandaj le të anashkalojmë çdo detaj tjetër dhe të futemi direkt në temë.

Çfarë është “Witching Hour”?

Witching Hour (WH) është një periudhë që përkon me një fëmijë shumë të acaruar dhe zakonisht kjo ndodh gjatë intervalit 17:00-23:00 tek bebet e porsalindura. Në këtë moment asnjë nga teknikat që mund të qetësojnë fëmijën gjatë ditës duket se nuk funksionon. Për bebat që fillojnë të përjetojnë të qara intensive (WH) zakonisht fillojmë të shikojmë një përmirësim rreth muajit të 3-4 pasi kanë filluar rreth javës 2-3 të jetës dhe kanë shënuar pikun rreth javës së 6 pas lindjes.

Kujdes: Shpesh WH konfuzohet me kolikat (dhimbjet e barkut) të cilat na tregojnë se në të vërtetë janë të pranishme tek fëmija nëse e qara vazhdon për 3 orë në ditë, për më tepër se 3 ditë në javë, për 3 javë.

Teknikat e qetësimit të fëmijës gjatë “Witching Hour” (WH)

  • Parandaloni tejlodhjen tek fëmija

Bebet nga lindja deri në javën e 12 të jetës lodhen shumë shpejt dhe kjo është zakonisht shumë e shpeshtë gjatë periudhës së pasdites. Në momentin që fëmija tejlodhet do të filojë të lëshohet hormoni i kortizolit si edhe adrenalinës duke e bërë fëmijën të shfaqet i acaruar dhe të qajë/ndihet më tepër i frustruar. Gjithashtu fëmija gjatë ditës deri në atë moment ka marrë shumë stimuj dhe ky është një tjetër faktor që do të ndikojë në manifestimin e Witching Hour. Në këtë moment fëmija edhe pse do të dojë gjumë do të refuzojë dhe duket sikur futemi në një cikël të qarash që nuk kanë fund.

Shënim i rëndësishëm: Qëllimi im është tju udhëzoj të parandaloni tejlodhjen e fëmijës në këtë moshë, për të parandaluar probleme të tilla. Jo vetëm për këtë problem por edhe për të kuptuar më tepër rreth asaj çfarë ndodh me bebin tuaj, përse qan, si ta qetësoni, si ta bëni të flejë më mirë etj do tju vijë në ndihmë programi për moshën 0-3 muajshe.

Kliko këtu për të parë programin

  • Kujdesuni për emocionet tuaja!

Fëmija ndien dhe ndikohet së tepërmi nga mënyra si nëna aktualisht ndihet. Nëse ju si nënë do të ndiheni e qetë ashtu do të ndihet edhe fëmija, do të relaksohet në krahët tuaj.

Dhe në këto momente kur fëmija është duke kaluar Witching Hour sikur edhe thjesht një shëtitje do të bënte diferencë të madhe. Nëse ju do të ndiheni e qetë kështu do të ndihet edhe fëmija. Rrahjet normale të zemrës, frymëmarrjet e thella si edhe qetësia që ju do të ndieni brenda vetes do të ndikojë edhe tek bebi. Ai ndikohet drejtpërsëdrejti nga gjendja juaj emocionale! Shëtitjet dhe ekspozimi i fëmijës në dritën e diellit gjatë paraditës si edhe gjatë pasdites do të ndihmojë fëmijën të flejë më qetë dhe më mirë.

  • Reduktoni stimulimin

Sic e theksova edhe më sipër fëmijët e vegjël stimulohen shumë me lehtësi. Ata kanë qënë brenda barkut tuaj për 38-40 javë, pa parë fytyra, në ambient pa drita të forta, si edhe tingujt të ulët. Tani ai ka ardhur në botën e jashtme e cila është super stimuluese pë të, sidomos gjatë orëve të pasdites. Mendoni pak si është ambienti i shtëpisë tuaj në këtë moment. Fëmijët e tjerë më të rritur me siguri janë kthyer nga kopështi apo shkolla, babi është kthyer nga puna, po përgatitet darka, dhe bisedat janë duke u zhvilluar. E gjithë kjo mund të jetë shumë për fëmijën e vogël që nuk ka shumë që ka ardhur në jetë.

Ky lloj mbistimulimi mbingarkon sistemin nervor të fëmijës së vogël dhe bën që të qarat të bëhen më intensive. Në këtë rast çfarë duhet të bëni? Ulni dritat dhe reduktoni zhurmën. Fikeni televizorin dhe merrni në konsideratë futjen në dhomën tuaj të gjumit bashkë me fëmijën për disa çaste.

  • Përdorni lëvizjet

Brenda barkut tuaj fëmija ka qënë në lëvizje sipas ecjeve tuaja. Dhe kjo ishte tepër qetësuese për të. Në këtë moment ju mund të bëni të njëjtën gjë. Mund të mbani të voglin tuaj në kontakt me trupin dhe të bëni disa lëvizje. Në lidhje me këtë do tju vinte në ndihmë edhe një fashë fiksuese për ta pasur më optimal suportin e fëmijës.

  • Provoni të ushqeni më shpesh

Quhet “Cluster Feed” dhe përkon me vendosjen e fëmijës të pijë gjirin më shpesh se zakonisht gjatë pasdites. Relaksohuni dhe mos u stresoni në lidhje me sasinë e qumështit që fëmija është duke pirë. Sa më e qetë të ndiheni juve aq më i mirë do të jetë fluksi që do ti shkojë fëmijës.

  • Bëni një banjo së bashku.

Mund të futeni të dy në vaskën e banjos dhe të lini ujin të rrjedhë duke e vendosur bebin sipër trupit tuaj. Kontakti me lëkurën si edhe zhurma e ujit që rrjedh do të jenë vërtet qetësues për të. Uji duhet të jetë mjaftueshëm i lartë që të mbajë fëmijën ngrohtë dhe nga ana tjetër kjo do të ketë efekt qetësues edhe për ju!

  • Kërkoni ndihmë!

Ka shumë njerëz rreth jush që do të ishin të gatshëm tju ndihmonin me çdo kusht. Mjafton ta kërkoni nga personat e duhur që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe nuk ju gjykojnë. Nuk është turp, as mëkat të kërkoni që dikush të vijë pranë jush dhe tju ndihmojë!

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: