Ky është një test që do t’ju bëjë të kuptoni arsyet e dhimbjes, fryrjes, gungave si edhe skuqjeve që mund të jenë shfaqur tek gjinjtë. Si një nga problematikat më të shpeshta që mund të shoqërojë proçesin e gjidhënies.
Kanalet e bllokuar
Në momentin që nuk bëhet boshatisje e rregull e gjirit mund të përballeni me fryrje të cilat sigurisht janë të dhimbshme dhe vështirësojnë proçesin e ushqyerjes së fëmijës, vështirësojnë kapjen por nuk mbaron me kaq. Nëse këto fryrje nuk trajtohen rrjedhimisht do të shfaqet një tjetër problem serioz. Bllokimi i qumështit në një ose disa kanale duke shkaktuar gunga dhe dhimbje akoma më të forta.
Nëse në këtë moment që po lexoni këtë test keni dhimbje të gjirit dhe qumështi del me vështirësi atëherë duhet të kërkoni për simtoma të tjera shoqëruese të cilat do t’ju bëjnë të identifikoni nëse keni të bëni me një kanal të bllokuar.
Përkatësisht:
- Prek vetëm njërën anë të gjirit (unilaterale);
- Dhimbja lokalizohet në një vend të caktuar të gjoksit dhe nuk është shumë e fortë;
- Edema lokalizohet në një pjesë të caktuar të gjoksit;
- Temperatura është nën 38.4 gradë;
- Lëvizja e qumështit mund të bllokohet në sipërfaqe (tek thithi dhe në këtë rast kemi të bëjmë me blistër, përkatësisht pikë e bardhë tek thithi) ose në thellësi të gjirit;
- Do të vëreni gungë të fortë që shkakton dhimbje;
- Zona ku ka ndodhur bllokimi do të paqaritet e kuqe dhe e ngrohtë në prekje;
- Dhimbja në zonën ku është bllokuar qumështi do të jetë më tepër e dhimbshme para ushqyerjes dhe më pak e dhimbshme pas, në momente të caktuara duket sikur vendi ku lokalizohet dhimbja ndryshon. Dhimbja ka tendencë të jetë më e fortë gjatë kohës që është duke ndodhur një let doën (përcjellje e qumështit);
- Në disa raste dhimbja do të jetë prezente edhe pse e pashoqëruar nga nje gungë;
- Në disa raste qumështi del në formë më të trashë.
Gabimet që bëhen më shpesh gjatë bllokimit të një kanali:
- Masazhohet shumë ashpër, në formë agresive duke ushtruar forcë në tentativë për të bërë qumështin “të dalë”;
- Nuk meret asnjë masë paraprake për trajtim të problemit;
- Aplikohen kompresa/dushe të gjata me ujë të nxehtë;
- Bëhen kompresa të ftohta/vendoset lakër e bardhë tek gjiri si masë e vetme për menaxhim të situatës;
- Kompresat e ngrohta bëhen “në të thatë” (për shembull napë e ngrohur por e thatë);
- Gjoksi bllokohet që në fillim të procesit të pastrimit me kompresa të ftohta;
- Nuk kontrollohet/korrigjohet mënyra e pozicionimit/kapjes së gjirit;
- Gungat masazhohen fort;
- Problem trajtohet me antibiotik, dhe në shumë raste pa një trajtim shoqërues (pastrim gjiri).
Cila do të ishte rruga e duhur e trajtimit të kanaleve të bllokuar?
- Pikë së pari nevojitet të aplikohen kompresa të ngrohta “në të lagësht”, pra një peshqir i zhytur në ujë të ngrohtë, dush i ngrohtë etj por vetëm për 4-5 minuta dhe jo më tepër;
- Pastrimi i gjirit nuk duhet të synohet të bëhet nëpërmjet thithave, të mos harrojmë se në këtë moment tek gjoksi nuk qarkullon vetëm qumësht por edhe lëngje të tjerë të cilat nuk lokalizohen në brendësi të kanaleve të qumështit, dhe për pasojë qëllimi për t’i nxjerrë nepërmjet thithave do të ishte jo efektiv. Nevojitet drenazhi limfatik për të përshpejtuar atë proçes fiziologjik të trupit, pra nxjerrjen jashtë të lëngjeve nëpërmjet nyjeve limfatike. Por duke qënë se tashmë na duhet që kjo të kryhet më shpejt e ndihmojmë nëpërmjet masazhit limfatik;
- Punojmë me gungat, edhe në këtë rast ka një teknikë të caktuar për hapjen e gungës në mënyrë që qumështi të fillojë të lëvizë lirshëm;
- Vendoset fëmija të pijë duke korrigjuar pozicionin, pompohet, lirohet gjoksi me dorë ose nëpërmjet përdorimit të një kolektori me ujë të ngrohtë si edhe kripë epsomike;
- Në fund të proçesit ndjekim terapinë në të ftohtë për 20 minuta.
Nëse dëshironi ndihmë më të detajuar do t’ju sugjeroja programin “Plani mbi trajtimin e bllokimeve/mastitit”.
Në të do të gjeni:
- Video e detajuar rreth masazhit limfatik që duhet të bëni;
- Shpjegim mbi teknikën që përdoret për hapjen e gungës në rast bllokimi të kanalit;
- Teknika e shtrydhjes me dorë;
- Mënyra korrekte e pozicionimit të fëmijës në gjoks;
- Trajtimi i bllokimit në brendësi të gjirit shoqëruar nga bllokimi edhe në sipërfaqe (blistër qumështi).
Për të marrë më tepër informacion rreth programit kontaktoni në Whatsapp: Numër cel 00355693184501