Në muajin e 8 fëmija ka nevojë për 14 orë gjumë nga të cilat 2-3 mund të përmbushen gjatë dremitjeve të ditës. Fëmija tashmë qëndron mes dremitjeve zgjuar 2.5-3.5 orë.
Si duhet të jetë gjatë ditës skema e orareve të gjumit së fëmijës 8 muajsh?
- Nddh zgjimi i mëngjesit në orën 6:45.
- Dremitja e parë 2.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.5 orë. Mund të jetë orari 09:30-1:00.
- Ndodh dremitja e dytë 3 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.5 orë. Orari rekomandohet që të jetë 14:00-15:30.
- Koha e përgatitjes për gjumë, 18:15.
- Orari i shtrirjes në shtrat 18:45 (3.5 orë nga zgjimi)
Disa këshilla të përgjithshme
Në këtë muaj fëmija mund të lëvizë më tepër, c’ka do të thotë se harxhohen më tepër kalori. Nëse dyshoni se fëmija ka uri gjatë natës mund të rrisni kalorinë e marrë përmes ushqimeve gjatë ditës në mënyrë që të konsolidohet gjumi gjatë natës.
Krahas veseve të këqija mund të ndodhë që edhe uria të shkaktojë c’rregullime të gjumit, duke përfshirë edhe dremitjet gjatë ditës. Kështu, njësoj si kujdeseni për përcaktimin e orarit të gjumit kujdesuni edhe për oraret si edhe menunë e ushqimit.