fbpx

Bota e Gruas

Xhelozia në një lidhje, si t’i bëni ballë pa stres?

Ju e doni partnerin tuaj aq shumë sa nuk pranoni dot ta shikoni pranë dikujt tjetër? E njejta gje vlen edhe per te apo jo?

Epo, na lejoni t’ju themi se pak xhelozi mund ta bëjë partnerin tuaj që të duket i lezetshëm ne disa raste, por gjithmonë nëse nuk zhndërohet në diçka mbytëse. E njejta gje normalisht vlen edhe per juve ne drejtim te partnerit tuaj.

Por le te kuptojme, cfarë e shkakton xhelozinë ne nje cift?

1- Pasiguria në marredhenie dhe mungesa e vetebesimit;
2- Frika se mos partneri ju tradhëton dhe gjen dikë më të mirë se ju.

Ju duhet të mësoni se si ta largoni xhelozinë pasi në të kundërt mund ta humbisni partnerin tuaj.

Disa nga shënjat e xhelozisë janë:
1- Kontroll i tepruar duke mos i lënë tjetrit të kete hapësirën personale. Ne kete rast partneri mund te veproje duke ju ndaluar të keni një jetë sociale me miqtë apo kolegët tuaj.
2- Posesiviteti, në këto raste partneri ju dëshiron vetëm për vete dhe asnjë person tjetër nuk duhet të këtë të bëjë me ju.
3- Personat xheloze gjithashtu kërcënojnë partnerin e tyre në mënyra të ndryshme duke theksuar se do te lëndojnë veten, thyejnë gjëra përreth, madje dhe kërcënojnë se do e braktisin partnerin.
4- Personat xheloze ndihen gjithmonë në ankth dhe nuk marin kënaqesi nga aktivitete të ndryshme pasi janë gjithë kohës duke u shqetesuar për diçka.

Si mposhtet xhelozia?

1- Xhelozia eshte një një ndienjë mjaft negative dhe mund të shkaktohet nga disa arsye të cilat janë të ndryshme nga njëri çift tek tjetri. Prandaj duhet të zbuloni shkakun e kesaj xhelozie. Këtë mund ta zbuloni vetë ose duke zhvilluar një bisedë të qetë me partnerin.
2- Duhet te shprehni gjithmonë atë qe ju ndieni apo mendoni per shembull nëse ju mendoni se afrimiteti i partnerit tuaj me dikë tjetër nuk eshte diçka e mirë ateherë ju thjesht duhet t’ja thoni dhe ta vini atë në dijeni se si ndiheni.
3- Duhet t’i lini njëri tjetrit hapësirën e nevojshme, pasi nuk duhet të harroni se jeni dy persona të cilët keni jetën tuaj dhe duhet të lini partnerin të bëjë atë qe deshiron. Mos e detyroni të bëjë gjëra per te cilat nuk eshte dakord. Vetëm në këtë menyre do të ruani balancën.
4- Duhet te jeni i/e sinqertë dhe të keni besim te partneri juaj
5- Vendoseni gjithmonë veten në vendin e partnerit tuaj për te kuptuar më mirë disa veprime të caktuara.
6- Mos veproni menjehere por mendoni me qetësi dhe reflektoni sa më shumë, pasi një fjalë apo një veprim i nxituar mund të perkeqësojë situatën.
7- Kontrolloni pasigurite tuaja.
8- Mundohuni të jeni sa më shumë pozitive duke menduar momentet e bukura që keni kaluar bashkë.
9- Qetësohuni dhe tregohuni falenderues për ato që keni, mos u fokusoni tek ato qe ju mungojne.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: