Në këtë moshë shumë fëmijë fillojnë të flejnë gjatë gjithë natës, pa u zgjuar për asnjë vakt ushqyerje. Koha e përgjithshme e dremitjeve gjatë ditës mund të jetë 2-2.5 orë në total dhe gjatë natës 11-12 orë. Shumë pak fëmijë mund të kalojnë nga dy në dremitje gjatë ditës dhe ju këtë mundësi duhet ta vlerësoni në varësi të nevojave së të voglit.
Mund të ndodhë që dremitja e paradites të hiqet në këtë moment kryesisht nëse shikoni se ajo vonohet gjithnjë e më tepër. Pra nëse fëmija vonon c’do ditë më shumë për të rënë në gjumë në këtë moment. Por kujdes! Nëse shikoni se fëmija ka ende nevojë për të mos e ndërprisni duke qënë se lodhja e fëmijës nuk do ta bëjë atë të flejë më mirë, përkundrazi.
Kur është koha mesatare më e mirë për të kaluar në një dremitje
Rreth muajit 15-18 të jetës. Në këtë moment, edhe pse disa fëmijë do të mund të qëndrojnë në gjumë përgjatë gjithë natës, këshilla ime do të ishte një ushqyerje rreth orës 4-5 të mëngjesit. Kjo do ta mbante atë larg zgjimit shumë të hershëm në mëngjes.
Skema e orareve të fëmijës
- Zgjimi në orën 7 të mëngjesit.
- Dremitja e parë 3.5 orë nga zgjimi i mëngjesit. Zgjat mesatarisht mbi 1 orë.
- Dremitja e dytë (e pasdites) fillon rreth 3.5 orë nga zgjimi dhe përkon me orën 15-15:30. Zgjat mbi 1 orë.
- Ora 19:00-19:30 fillon rutina e mbrëmjes.
- Ora 19:30-20:00 koha për gjumë.
Ende respektohet afati prej 3.5 orësh nga zgjimi për të rënë sërish në gjumë.