fbpx

Bota e Gruas

Ushqyerjet gjatë natës dhe disa të pavërteta që duhet të dini

Fillimisht duhet të dini se edhe pas muajit 3-4 të jetës, ushqyerja gjatë natës është e rëndësishme për fëmijën që të ruhet një prodhim i mirë i qumështit të gjirit.

Dhe sipas ekspertes së laktacionit Antonia Tomaselli, ka 3 gjëra që nënat duhet të dine se nuk janë të vërteta rreth ushqyerjes me qumësht gjatë natës.

  • Pavarësisht nëse fëmija ushqehet me qumështi gjiri apo formule, gjatë muajve të parë të jetës janë të rrallë ata që flejnë gjatë gjithë natës. Nga njëra anë është e vërtetë që qumështi i formulës do të tretet më ngadalë krahasuar me qumështin e gjirit dhe për pasojë fëmija mund të zgjohet më pak, por zgjimet gjatë natës për bebet janë fiziologjike duke qënë se ata flejnë ndryshe nga ne të rriturit.

Gjithashtu vlen të përmendet se rreth muajit të 6 fëmija do të ketë një arsye më tepër për t’u zgjuar më shpesh pavaresisht menyres si ushqehet. Emocionet që krijohen falë aftësive të reja që fëmija do të fitojë do të ndikojnë edhe tek gjumi. Në këtë fazë fëmija fillon të përballet me një sërë ndryshimesh. Ai fillon të jetë më tepër i pavarur dhe kjo shkakton një ngarkesë të madhe emocionale. E gjithë kjo ngarkesë që krijohet gjatë ditës do të pasqyrohet edhe në gjumin e mbrëmjes.

  • Nuk është e vërtetë se pas disa muajsh fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri zgjohen natën vetem sepse tashmë kanë krijuar varësi ndaj gjirit. Pra jo gjithmonë bëhet fjalë për një ves. Mjekja shpjegon se gjiri është një gjendër qe prodhon qumësht falë oksitocinës që clirohet gjatë thithjes. Kështu që edhe vaktet e natës janë të rëndësishme për të mbajtur në nivelet e duhura prodhimin e qumështit.

Dhe mbi të gjitha gjatë natës fëmijët janë në gjendje të thithin në mënyrë më efikase. Përse ndodh? Sepse gjatë ditës fëmija mund të mos jetë tepër i përqëndruar tek thithja. Kjo e fundit gjatë ditës mund të jetë më tepër e shkurtër ndërsa gjatë natës më e qetë dhe e thellë, kështu prodhimi i qumështit do të jetë në nivele të larta.

Në këtë moment, nëse do të heqim vaktet e natës, në mëngjes gjoksi mund të mos jetë më aq plot sa më parë. Prandaj, nëse keni dëshirën të vazhdoni të ushqeni me qumësht gjiri përtej muajit të 6 të jetës duhet të mos ndërhyni duke ndërprerë gjidhënien gjatë natës.

Përfundimi:

E gjithë kjo nuk nënkupton se ushqyerja gjatë natës do të jetë e lehtë. Normalisht muajt e parë do të jenë të lodhshëm, dhe pavarësisht nëse merret vendimi që fëmija të mos ushqehet gjatë natës nuk do te thote patjetër se do të ketë më pak lodhje. Fëmija edhe pse mund të mos ushqehet mund të zgjohet shpesh dhe mund të duhet pak kohë për ta rikthyer në gjumë.

Prandaj, jo gjithmonë zgjidhja më e mirë është heqja e gjirit/biberonit gjatë natës. Në të vërtetë mund të jetë zgjidhje vendosja e fëmijës në mbrëmje pa një ves të caktuar.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: