fbpx

Bota e Gruas

Ushqyerja dhe gjumi, të lidhur ngushtë tek të porsalindurit

Si të kuptoni kur është momenti për të vepruar?

Në fazën kur i vogli juaj konsiderohet “i porsalindur” ushqyerja e mirë do të ndikojë edhe në cilësinë e mirë të gjumit.

E përsëris: një bebe e uritur nuk do të flejë mirë! Në këtë fazë mes gjumit dhe ushqyerjes ekziston një lidhje tepër e ngushtë.

 Është normale që pas këtij pohimi të mendoni: Po si mundem të kuptoj kur fëmija im ka nevojë të ushqehet? Normalisht kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë tjetër përveçse nëpërmjet disa sinjaleve që fëmija jep, të cilat janë të ndryshme në varësi të urisë që fëmija ka.

Rekomandim i rëndësishëm: Është thelbësore që në këtë moment të shikoni sinjalet e hershme të urisë, të cilat përbëhen nga lëvizjet, zhurma dhe sjellja specifike e fëmijës.

Nëse do të përgjigjeni në këtë moment fëmija do të jetë i aftë të kapë si duhet gjirin dhe proçesi të stabilizohet në mënyrën e duhur. Një bebe e uritur nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet si duhet asaj që i ofroni.

Sinjalet e hershme të urisë tek bebet:

  • Koka lëviz majtas djathas (ku është ushqimi?);
  • Goja do të lëvizë në drejtim të faqes;
  • Gjuha do të lëvizë drejt xhinxhivave dhe buzëve;
  • I porsalinduri do të hapë gojën si edhe do të lëpijë buzët.

Sinjalet e mesme të urisë tek të porsalindurit:

Tashmë sinjalet do të bëhen më të dukshme duke qënë se kjo është një fazë aktive e urisë. Në momentin që fëmija juaj do të fillojë të ndihet i frustruar për shkak se kërkon ushqim do të:

  • Rrisë intesitetin e lëvizjeve. I porsalinduri do të shtriqet, do të lëvizë këmbët në formë biçiklete duke i përplasur ato;
  • Rritet intesiteti i frymëmarrjes;
  • Do të fillojë të fusë lodër apo veshjen në gojë duke pozicionuar edhe trupin në pozicion të tillë njësoj sikur ushqehet;

Nëse fëmija ka arritur në këtë fazë të urisë duhet të ofroni gjirin/biberonin sa më shpejt të jetë e mundur.

Sinjalet e vona të urisë tek bebet e porsalindura:

  • Lëvizjet e kokës fillojnë të bëhen në mënyrë më agresive (më ushqe në çast);
  • I porsalinduri fillon të qajë (tashmë nuk kam më durim të pres).

Rekomandimi im: Nëse nuk keni mundur të kapni sinjalet e hershme apo të mesme të urisë, përpiquni që më parë të qetësoni fëmijën dhe gjithmonë kujdesuni që t’i përgjigjeni gjatë fazës së hershme apo të mesme duke qënë se faza e vonë rezulton të vijojë me probleme/vështirësi në ushqyerje.

Planifikoni ushqyerjen e fëmijës!

Jo gjithmonë ju duhet të prisni që fëmija të shfaqë sinjalet për ta ushqyer. Për shembull: Nëse do të largoheni për pak kohë nga shtëpia apo jeni duke dalë për shëtitje me të voglin, dhe ende nuk ka ardhur “koha” e ushqyerjes, mund ta bëni këtë pa dalë nga shtëpia. Edhe pse i porsalinduri ende nuk ka shfaqur sinjalet e urisë, qoftë edhe të hershmet.

Në këtë rast fëmija do të marrë mjaftueshem ushqim dhe normalisht nuk do të kërkojë sërish më vonë, kur të jetë koha që zakonisht ushqehet.

I njëjti parim mund të zbatohet edhe kur vjen puna tek gjumi. Duke i ofruar fëmijës një vakt ushqimi (qumësht padiskutim) para kohës së gjumit, ndoshta edhe pa qënë i uritur ju do të bëni të mundur zgjatjen e kohës mes vakteve gjatë natës.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: