Fjala e fundit e mjekëve nuk vendos limite në një rend të caktuar. Pra nëna mund të përfshijë në dietën e fëmijës një frut apo perime sipas dëshirës.
Më tepër fokusi duhet të jetë tek respektimi i harkut kohor të 3-4 ditëve para prezantimit të ushqimit të radhës. Pra harruar rëndësinë që ka edhe trashësia e puresë që do të prezantohet.
Një udhëzim për nënat që fillojnë ushqyerjen
Ushqimet e para të bebes (I referohemi fillimit të ushqyerjes në muajin e 6) mund të jenë:
- Avokado;
- Molla;
- Bananet;
- Dardha;
- Patatja e ëmbël;
- Veza (vetëm të verdhën);
- Kungulli jeshil;
- Kungulli i verdhë;
- Kosi etj.
Disa nga ushqimet e para të bebes nëse ushqyerja fillon herët, në muajin 4-6 (me udhëzim të pediatrit)
- Molla;
- Dardha;
- Mielli i orizit;
- Mielli i melit ose speltës;
- Mielli i tapiokës;
- Karrota etj.
A nevojitet zirja e perimeve apo frutave në fillimin e ushqyerjes?
Shumë mjekë rekomandojnë gatimin në avull apo pjekjen për disa fruta apo perime si karrota, molla, dardha, pjeshka, etj. Kjo kryesisht deri në muajin e 8 duke qënë se gatimi/pjekja jo vetëm i jep shije por edhe e bën më të tretshme purenë për stomakun e fëmijës.
Pra fibrat dhe sheqernat që frutat apo perimet përmbajnë bëhen më të tolerueshme nga organizmi i bebes.
Disa ushqime si bananet apo avokado nuk kanë nevojë për gatim specifik, mjfaton të grihen ne blender dhe bashkohen me pure të tjera.
E dinit se gatimi në avull bën të mundur që ushqimet të ruajnë më mirë vlerat që kanë?
Per te ruajtur maksimalisht vlerat e ushqimit te femijes BLI TANI robotin e ushqimi Chicco.
Kontakt –> Chicco Albania