Foshnjat dhe të vegjlit tanë flenë më thellë se ne dhe kjo është arsyeja pse terroret e natës janë shumë të zakonshme në mesin e tyre. Nevoja e fëmijëve e tyre për gjumë të thellë është aq e fortë saqë kur zgjohen pjesërisht, ata qëndrojnë përgjumësh për njefarë kohe.
Pra, si mund të reduktojmë terroret e natës dhe çfarë duhet të bëjmë gjatë një terrori nate?
• Shmangni lodhjen e tepërt pasi kjo e bën dëshirën për gjumë të thellë edhe më të fortë dhe është më e vështirë për vogëlushin tuaj që të ketë zgjime normale të pjesshme.
• Hiqni varësitë e gjumit që kërkojnë ndërhyrjen tuaj. Këto i japin vogëlushit tuaj një arsye për t’u zgjuar më shumë se zakonisht.
• Hiqni zhurmat ose dritat që mund t’i japin fëmijës një arsye për t’u zgjuar.
• Percaktoni dhe ndiqni një orar të qëndrueshëm të gjumit. Foshnjat dhe të vegjlit me orare të paqëndrueshme mund ta kene me te veshtire te kuptojne nëse është koha e gjumit apo koha e qëndrimit zgjuar.
• Sigurohuni që orari i gjumit të jetë caktuar në kohën e duhur, në mënyrë që fëmija juaj të mos jetë i shtrirë në shtratin e tij vetëm, duke u shqetësuar. Ai mund t’ju thërrasë që të ktheheni në dhomën e tij dhe gjatë natës, mund të vazhdojë ta bëjë këtë për çdo zgjim.
• Nëse fëmija juaj përjeton një terror nate ose ngjarje konfuze çdo natë, mund të përpiqeni ta zgjoni atë pjesërisht 10 minuta para se të fillojë terrori i natës në mënyrë që të prishni ciklin. Terroret e natës ndodhin gjatë dy cikleve të para të gjumit të natës (nëse ato ndodhin në mëngjes herët duhet të flisni me mjekun tuaj), prandaj mund të vendosni një orë me zile dhe të përpiqeni ta zgjoni atë.
Sëmundjet dhe disa lloje ilaçesh gjithashtu mund të jenë shkaktarë për terroret e natës. Mund të jetë gjithashtu e trashëgueshme dhe disa foshnja janë thjesht të lindur më të prirur për të patur gjumë të çrregullt.
Fatkeqësisht, përveç këtyre faktorëve, aktivitetet e përditshme të një fëmije nuk do t’ju tregojnë se si mund të jetë ajo natë, sepse terroret e natës mund të ndryshojnë nga nata në natë. E vetmja gjë që është një tregues i mirë, është se fëmijët e vegjël të lodhur kanë më shumë terrore gjatë natës sesa fëmijët qe kane nje presion gjumi ne nivele normale.
Nëse fëmija juaj ka ngjarje konfuze të lehta dhe nuk është shumë shqetësuese për familjen, kini parasysh që ai ka shumë mundësi t’i tejkalojë ato deri në moshën 5 ose 6 vjeç. Është e zakonshme që fëmijët e vegjël të kenë ngjarje konfuze neper gjume, edhe kur bërtasin të trembur gjatë natës. Rreth 15% e të gjithë fëmijëve e përjetojnë këtë gjë të paktën një herë. Ju mund të bëni atë që mundeni për të shmangur lodhjen e tepërt, të ndiqni oraret me përpikmëri dhe të hiqni varësitë e gjumit, por nuk keni nevojë të merrni ndihmë profesionale për dukuri të lehta, edhe nëse ato ndodhin shpesh.
Çfarë duhet të bëj gjatë një terrori nate?
Asgjë. Kjo është gjëja e duhur. Gjatë një terrori nate ose ngjarje konfuze, është më mirë t’i lini vogëlushët tuaj të qetësohen vetë. Shpesh do t’i përkeqësoni gjërat dhe do ta bëni atë më të gjatë nëse përpiqeni të zgjoni fëmijën ose foshnjën tuaj (dhe nuk do të jeni në gjendje ta zgjoni derisa të mbarojë gjithsesi). Nëse fëmija juaj është duke ecur i përgjumur, ju do ta çoni përsëri në shtrat. Ju gjithashtu mund të shikoni vogëlushin tuaj gjatë natës për t’u siguruar që ai të mos dëmtojë veten. Lëreni terrorin e natës ose ngjarjen konfuze të vazhdojë dhe më pas lëreni fëmijën menjëherë të flejë përsëri. Nëse përpiqeni të flisni me të, mund ta bëni atë të zgjohet më shumë. Mos u shqetësoni! Fëmija nuk do të mbajë mend asgjë sidoqoftë.