fbpx

Bota e Gruas

Të stimulojmë shqisat e fëmijës: shijimi!

Fëmijët e vegjël përdorin gojën dhe shqisën e të shijuarit për të eksploruar botën, për të mësuar si edhe për të kuptuar shijet e ushqimeve.

Dhe ka plot 8 mënyra me anën të cilave ju mund të stimuloni me teper shqisën e të shijuarit tek fëmija

  • Provoni shije të ndryshme ushqimesh në shtatzani. Kështu kur të vijë momenti i ushqyerjes me të ngurta fëmija juaj do të pranojë më me lehtësi purenë që i propozoni duke qënë se është mësuar që në barkun tuaj me shijet e ushqimeve te caktuara.
  • E lini të eksplorojë një objekt të caktuar përmes futjes brenda gojës. Në këtë rast goja do të përdoret jo vetëm për të testuar shije të reja por edhe trajtë të re.
  • Në momentin që fillohen ushqimet e ngurta fëmija do të mësojë shije të reja. Pra edhe në këtë moment shqisa e të shijuarit do të zhvillohet më tepër.
  • Përpiquni vazhdimisht t’i prezantoni shije të reja ushqimesh. Në disa raste do t’ju duhet të prezantoni shumë herë radhazai të njëjtin ushqim derisa ta pranojë. Prandaj duhet ta inkurajoni të provojë ushqime të reja dhe të mos hiqni dorë nëse në një moment nje ushqim te caktuar nuk e pranon.
  • Bebi juaj duhet të hajë ushqime të ndryshme. Me shije dhe trajtë të ndryshme. Me rritjen ai do të shijojë një menu të pasur ditore dhe do ta pranojë me kënaqësi.
  • E lini fëmijën të eksplorojë me ushqimin në qetësinë e vet. Duke e bërë këtë ai do të marrë një stimulim më të mirë të shijimit dhe do të pranojë më me lehtësi ushqimin që i prezantohet. Kjo është gjithashtu një mënyrë inkurajuese për fëmijën që të mos stepet të provojë ushqime të reja.
  • Një faktor stimulimi të shqisës së të shijuarit do të jetë edhe gjidhënia. Kjo pasi sipas ekspertëve ushqimet që nëna ha ndikojnë edhe në shijen që qumështi do të ketë. Në këtë mënyrë i vogli juaj do të mësojë cdo ditë shije të reja teksa ushqehet me qumësht gjiri.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: