Urime! Nëse po lexon këtë informacion me siguri mund të jesh në fund të rrugëtimit tënd të pritjes së ëmbël. Emocionet bëhen edhe më të mëdha, dita e shumëpritur po afron! Dhe c’do gjë është gati. Ose jo…
Prit, pak…Po valizhja e maternitetit? Po ajo është gati?
Mos u shqetëso aspak, sepse në vijim do të kesh një listë të detajuar të sendeve që do të nevojiten të kesh tek valixhja e maternitetit për 3 ditë hospitalizim:
Për fëmijën e porsalindur:
- 3 qese që të përmbajnë një palicet pambuku, corape, kanatjere, badi me mëngë të gjatë (nëse është mot i ftohtë), kapuc dhe doreza (nëse lindja do të bëhet në periudhën vjeshtë/dimër).
- 1 batanije sipas stinës.
- Bebelina një pako për të porsalindur.
- Letra të lagura ujore.
- Krem bebeline.
- 1 carcaf të hollë katror për ta shtruar tek koshi ku do të vendoset të flejë fëmija.
Për veten:
- 2 këmisha nate prej pambuku normal me hapje deri poshtë gjoksit dhe të lirshme.
- Shapka.
- Peceta intime të mëdha me super përthithje.
- Larës intim pa aromë.
- Produktet e kujdesit ndaj vetes si krëhër etj.
- Mbathje një përdorimshe.
- Tampona për gjirin.
- Koka silikoni nëse nuk keni thitha të nxjerrë.
- Peshqir fytyre si edhe peshqir per zonen intime.
- Recipetat e gjidheniës.
- Një triko me kopsa në periudhën pranverë/vjeshtë/dimër.
- Corape.
- Carcafe dhe batanije për krevatin ku do të qëndroni.
Te gjitha produktet dhe veshjet e bebeve te siperpermendura si edhe:
Pompa gjiri te llojeve te ndryshme, shampo, krem, biberon, gershere, furce dhe kreher set per floket aksesore te ndryshem, ushqime dhe jo vetem i gjeni tek BabyShop SHTEPIA E BEBES