fbpx

Bota e Gruas

Skema e orareve të gjumit për bebet e porsalindura, 1 muajsh

Në këtë moshë një bebe mund dhe duhet të flejë përreth 15.5 orë në harkun kohor të 24 orëve. Është normale që ai të krijojë një ngatërresë mes ditës dhe natës dhe përgjegjësia juaj si nënë është të kujdeseni për të krijuar një atmosferë me dritë dhe të zhurmshme disi gjatë ditës për t’ja lënë “radhën” një ambienti të qetë dhe pa dritë stimuluese gjatë natës.

Në këtë moshë shumë beba mund të jenë në gjendje të qëndrojnë zgjuar për një periudhë 30-90 minutëshe prandaj me shumë mundësi i vogli do të kalojë shumë e shumë orë në gjumë gjatë ditës. Me shumë mundësi do t’ju duket sikur në këtë kohë e vetmja gjë që bëni është ndërroni bebelinat dhe ushqeni fëmijën para se ai të rikthehet në gjumë.

Gjumi mund të jetë edhe kaotik!

Në këtë fazë duke qënë se deri në muajin 3-4 ata nuk fillojnë të ndjekin një cikël tipik 24 orësh gjumi dhe ushqyerje. Normalisht nuk kemi si të presim perfeksionin por një skemë orarësh mund të përpilojmë.

Skema e orareve të fëmijës në muajin e parë të jetës

  1. Zgjimi i mëngjesit- 6:45;
  2. Dremitja e parë ndodh 45 minuta pas zgjimit të mëngjesit dhe zgjat 1.5 orë.  7:30-8:45;
  3. Dremitja e dytë ndodh 1 orë pas zgjimit dhe zgjat 1.5 orë. 9:45-11:00;
  4. Dremitja e tretë ndodh 1 orë pas zgjimit dhe zgjat 1.5 orë. 12:00-13:15;
  5. Dremitja e katërt ndodh 1 orë pas zgjimit dhe zgjat 2 orë. 14:15-16:15;
  6. Dremitja e pestë ndodh 1 orë pas zgjimit dhe zgjat 45 minuta. 17:15-18:00;
  7. Dremitja e gjashtë ndodh 1 orë pas zgjimit dhe zgjat 30 minuta. 19:00-19:30.
  8. Ora 20:30-21:00 është koha e gjumit të mbrëmjes.

Këshillë

Dremitjet mund të variojnë gjatë muajve të parë prandaj mos prisni perfeksion deri në muajin 3-4 të jetës.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: