fbpx

Bota e Gruas

Skema e orareve te gjumit per bebat 2 muajsh

Në këtë moshë një bebe mund dhe duhet të flejë përreth 15.5 orë në harkun kohor të 24 orëve. Është normale që ai të krijojë një ngatërresë mes ditës dhe natës dhe përgjegjësia juaj si nënë është të kujdeseni për të krijuar një atmosferë me dritë dhe të zhurmshme disi gjatë ditës për t’ja lënë “radhën” një ambienti të qetë dhe pa dritë stimuluese gjatë natës. Kjo gje verehet edhe ne muajin e pare te jetes megjithate tashme mund te vereni cikle me te gjate gjumi gjate nates.

Në këtë moshë shumë beba mund të jenë në gjendje të qëndrojnë zgjuar për një periudhë 45 minuteshe deri 2 ore. Evitoni qendrimin per me teper se dy ore zgjuar ne menyre qe te konsolidoni lehtesisht gjumin gjate dites apo nates.

Nuk mund te presim nje cikel perfekt gjumi ama njefare rregulli ne orare mund te vendoset ne menyre qe femija te mos tejlodhet duke qendruar zgjuar dhe per pasoje e ka te veshtire te beje gjume te qete.

Skema e orareve të fëmijës në muajin e dytë të jetës

  1. 8:00 zgjimi i mengjesit.
  2. Dremitja e pare 1.5 ore pas zgjimit dhe zgjat 1 ore. Oraret 9:00-10:00.
  3. Dremitja e dyte 1.5 ore pas zgjimit dhe zgjat 1 ore. Oraret 11:15-12:15.
  4. Dremitja e trete 1.5 ore pas zgjimit dhe zgjat 1.5 ore total. Oraret 13:30-15:00.
  5. Dremitja e katert 1.5 ore pas zgjimit dhe zgjat 1 ore. Oraret 16:15-17:15.
  6. Dremitja e peste 1.5 ore pas zgjimit dhe zgjat vetem 30 minuta. Oraret 18:45-19:15.
  7. Rreth ores 20:30 pergatitemi per gjume.
  8. Rreth ores 21:00 jemi ne shtrat, pikerisht 1.75 minuta pas zgjimit te fundit.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: