fbpx

Bota e Gruas

Skema e gjumit tek bebet 4 muajshe, oraret që duhet të ndiqen

Në këtë moshë fëmijët kanë nevojë për mesatarisht 14.5 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve. 10-11 orë gjumë mund të bëhen gjatë natës dhe 3.5-4.5 orë gjatë ditës me anë të dremitjeve të cilat mund të jenë mesatarisht 3-4.

Në muajin e 4 fëmija hyn në ciklin 24 orësh të gjumit dhe ushqyerjes falë prodhimit të melatoninës por nuk mund të presim ende një përsosmëri të dremitjeve. Nënat duhet të fokusohen në ndjekjen e një skeme të rregullt zgjimesh e cila do t’ju ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Tashmë kohëzgjatja mes dremitjeve do të rritet dhe fëmija mund të qëndrojë zgjuar për një periudhë 1.5-2.5 orëshë para se të rikthehet në dremitjen e radhës. Nuk duhet të dekurajoheni nëse shikoni dremitje të shkurtëra prej 35-45 minutave.

Dhe duke marrë parasysh edhe regresin e muajit të 4, si duhet të jetë skema e gjumit gjatë 24 orëve?

  1. 6:45 zgjimi i mëngjesit.
  2. Dremitja e parë 1.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1 orë. Oraret 8:15-9:15.
  3. Dremitja e dytë 1.75 orë nga zgjimi dhe zgjat 1 orë. Oraret 11:00-12:00.
  4. Dremitja e tretë 1.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1 orë. Oraret 13:45-14:45.
  5. Dremitja e katërt 2 orë nga zgjimi dhe zgjat 30 minuta. Oraret 16:45-17:15.
  6. Në orën 18:45 fillojmë rutinën e mbrëmjes.
  7. Gjumi i darkës në orën 19:15 pra 2 orë nga zgjimi i dremitjes së fundit.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: