Në këtë moshë fëmijët kanë nevojë për mesatarisht 15 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve. Ta pakten 10 orë gjumë mund të bëhen gjatë natës dhe 3.5-4.5 orë gjatë ditës me anë të dremitjeve të cilat mund të jenë mesatarisht 3-5.
Nuk duhet të presim ende perfeksion megjithatë një skemë e kemi përpiluar:
- 7:00 zgjimi i mëngjesit.
- Dremitja e parë 1.25 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.25 orë. Oraret 8:15-9:30.
- Dremitja e dytë 1.5 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.5 orë. Oraret 11:00-12:30.
- Dremitja e tretë 1.75 orë nga zgjimi dhe zgjat 1.5 orë. Oraret 14:15-15:45.
- Dremitja e katërt 1.75 orë nga zgjimi dhe zgjat 30 minuta. Oraret 17:30-18:00.
- Në orën 19:30 fillojmë rutinën e mbrëmjes.
- Gjumi i darkës në orën 20:00 pra 2 orë nga zgjimi i dremitjes së fundit.