fbpx

Bota e Gruas

Siguria e fëmijës në shtëpi: Plani prej 6 hapash që duhet të ndiqni në përditshmëri

Të gjithë e dimë sa e lehtë është për një fëmijë të përfshihet në një incident në shtëpi, prandaj është e rëndësishme të ndërmeren disa masa të cilat do të jenë vërtet shpëtim.

Cfarë konkretisht duhet të keni parasysh në këtë rast?

  • E para dhe më e rëndësishmja është të tregoheni vigjilentë në cdo cast. Asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm pa u siguruar në lidhje me ambientin ku është duke luajtur apo qëndruar. Në momentin që fëmija prek dicka të rrezikshme i shpjegoni menjëherë me shumë durim se nuk është dicka që duhet të luajë një fëmijë dhe në vend të kësaj i ofroni menjëherë alternativën e përshtatshme. Mos u mjaftoni vetëm me fjalën “jo” pa dhënë shpjegime të hollësishme.
  • Krijoni gjithmonë një ambient të përshtatshëm për fëmijën, duke larguar të gjithë rreziqet që ndodhen atje. Duhet të vendosen mbrojtëse (gardh) tek shkallët, mbrojtëse tek cepat e mobiljeve, tek sirtarët e me radhë. Normalisht fëmija ka nevojë të luajë edhe vetëm në mënyrë që të eksperimentojë por padyshim ambienti duhet të rregullohet duke ju përshtatur moshës së fëmijës. Rrethimet për fëmijë që vendosen tek dhoma janë shumë të rekomandueshme dhe atje mund të vendosen edhe lodrat e të voglit.
  • Largoni për momentin që fëmija është i vogël të gjithë dekoracionet që mund të thyhen dhe me to fëmija mund të lëndohet.
  • Kujdes nga detergjentët! I mbani sa më larg fëmijës dhe mundësisht në vende të kycura. Nëse dicka derdhet në tokë menjëherë e pastroni pa arritur ta prekë vogëlushi.
  • Kujdes të vecantë duhet të marin edhe enët e kuzhinës. Mbani larg thikat, pirunët, dhe cdo objeket tjetër me të cilin fëmija mund të lëndohet. Ju mendoni se kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë, sepse jeni vigjilente por kujdesi duhet gjithsesi të jetë maksimal. Prandaj! Sa më lart objektet e rrezikshme
  • Nëse fëmija qëndron edhe në shtëpinë e gjyshërve investoni edhe atje për sigurinë! Pra njësoj masat paraprake me gardhe rrethues dhe mbrojtëse mobiljesh duhet të jenë edhe tek shtëpia e tyre. Një bisedë e mirë familjare do të jetë e rëndësishme në mënyrë që gjyshërit të dinë në cdo cast rrezikun dhe të njohin metodat parandaluese.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: