fbpx

Bota e Gruas

Si të ushqeni me gji pa dhimbje sipas metodës “Thompson”?

Në një nga leksionet e mia gjatë trajnimit pranë konferencës së laktacionit “iLactation”, mjkët kanë folur gjerë e gjatë mbi rëndësinë e praktikimit të metodës “Thompson” përsa i përket ecurisë së mirë të gjidhënies.

Ku konsiston kjo metodë?

Parimi është: Ushqe fëmijën tënd në mënyrë natyrale pa dhimbje! Evito thithat e carë falë metodës “Thompson”!

Por si?

  • Uluni në një kolltuk të rehatshëm dhe merrni në krahë fëmijën duke mbajtur të relaksuar bërrylët tuaj.
  • Me shumë qetësi, kthejmë fytyrën e fëmijës në drejtim të gjoksit të cilin tashmë e kemi nxjerrë jashtë recipetave.
  • Afroni buzët e fëmijës drejt thithit dhe jo thithin drejt fëmijës. Buzët e vogëlushit duhet të pozicionohen sipër thithit.
  • Në këtë moment duhet të prisni që fëmija në mënyrë natyrale të ketë hapur mjaftueshëm gojën, I jepni pak kohë sa ta bëjë këtë veprim.
  • Evitoni mbajtjen e kokës së fëmijës me pëllëmbën e dorës tuaj nga pas. Evitoni mbajtjen e supeve apo shpinës. Nëse do të bëni të kundërtën, pra nëse me dorën që tashmë keni të lirë do të mbani pjesën e pasme të kokës së fëmijës apo shpinën, sipas mjekëve do të jeni dy herë më të rrezikuara për të përjetuar carje të thithave. Dhe kjo mund të evitohet.
  • Fokusohuni në 3 pika! Hunda, faqet si edhe mjekra. Ku ndodhen ato? Si është kontakti që kanë me gjirin? Hunda duhet të ketë prekur gjirin ndërsa mjekra gjatë thithjes duhet të masazhojë lehtë me lëvizje gjoksin tuaj. Ndërsa të dyja faqet duhet të kenë prekur gjirin. Ky është pozicioni që fytyra e fëmijës duhet të ketë.
  • Nëse një nga pikat (mjekra, faqet, hunda) nuk prek gjirin mund të përjetoni patjetër një carje të thithave. Prandaj, mund të rrotulloni fytyrën e fëmijës për të arritur kontaktin e duhur.
  • E lëvizni fëmijën ngadalë majtas apo djathtas nëse hunda dhe mjekra nuk janë në kontakt me gjirin.
  • E lëvizni fëmijën ngadalë poshtë ose lart nëse të dyja faqet nuk kanë kontakt me gjirin. Mbani nën “vëzhgim” mënyrën si fëmija juaj stimulon gjirin dhe me anë të thithjeve qumështi po del.
  • Vini re ndalesa të shkurtëra të fëmijës ndërsa është duke thithur mos u shqetësoni pasi edhe gjatë këtyre momenteve hormone stimulojnë prodhimin e qumështit.
  • Gjatë daljes së qumështit fëmija do të gëlltitet dhe ju duhet të vëzhgoni ndryshimet në mënyrën si ai e bën këtë. Pasi është gëlltitur me ritme të thella fëmija do të arrijë njëfarë kënaqësie, dhe në këtë moment do të vini re se ai do të jetë më i relaksuar.
  • në këtë cast fëmija mund të fillojë të “kafshojë” lehtë gjirin, kjo është e rëndësishme pasi fëmija arrin një tjetër stad kënaqësie. Jo vetëm në ushqyerje por edhe në gjendjen emocionale.
  • Tashmë vakumi i krijuar brenda gojës së fëmijës do të fillojë të clirohet gradualisht dhe për pasojë fëmija do të lëshojë thithin.
  • Pasi fëmija ka pirë gjirin e parë duhet t’i jepni kohë të pushojë dhe tresë atë që ka pirë më parë. Kjo kohë e dhënë do të ndihmojë në parandalimin e kolikave si edhe refluksit gastro-ezofageal.
  • Pas pak mund të shikoni fëmijën duke u shtriqur tek krahët dhe këmbët. Kjo e ndihmon atë të nxjerrë gazrat si edhe të tresë ushqimin. Në fund të fazës së pushimit dhe tretjes fëmija do të bëhetr më tepër aktiv.
  • Vëzhgoni sinjalet që ai jep dhe kuptoni kur është momenti të vazhdoni me gjirin e dytë.
  • Këto sinjale përfshijnë lëvizjen e krahëve si edhe këmbëve. Nuhatjen, prekjen, zgjatjen e gjuhës dhe nxjerrjen e zërit.
  • Në këtë moment veproni si edhe me gjirin e parë.

Kini parasysh se:

  1. Barku i fëmijës duhet të pozicionohet paralelisht me tuajin.
  2. Veshi dhe shpatulla e fëmijës duhet të jenë në një vijë të drejtë me hijen tuaj.
  3. Fëmija duhet të mbahet duke i kaluar dorën pas shpinës.
  4. Koka e fëmijës vendoset tek përthyerja e brendshme e krahut.
  5. Thithi vendoset sipër hundës së fëmijës ose sipër buzëve (sipas metodës së sipërpërmendur).

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: