fbpx

Bota e Gruas

Si të trajtojmë thithat e carë gjatë gjidhënies?

Carja e thithave është një problem që hasin shpesh nënat gjidhënëse dhe sipas ekspertëve të laktacionit është sinjal se dicka po bëhet keq, pra dicka nuk shkon në process.

Sipas tyre, në më të shumtën e rasteve carja e thithave lidhet me kapjen jo të mirë të thithit të gjirit, pra fëmija nuk fut në gojë edhe një pjesë të areolës. Thithi duhet të jetë futur i gjithi në gojë në mënyrë që gjatë pirjes të arrijë në pjesën e pasme të gojës, atje ku qiellza është e butë.

Para se të trajtoni thithat e carë kini parasysh dy gjëra:

  • Mundësinë e perit të shkurtër të gjuhës tek fëmija. Në këtë rast fëmija do të ushtrojë një presion me gjuhë duke e drejtuar thithin drejt pjesës së fortë të qiellzës dhe për pasojë do ta lëndojë.
  • Poziciononi si duhet fëmijën.

Si të trajtohen thithat e carë gjatë gjidhënies?

  • Përdorni qumështin tuaj për të trajtuar carjet. Shtrydhni pak qumësht tek thithi dhe e lini të thahet në ajër pa vendosur direkt recipetat e gjidhënies.
  • I ajrosni thithat e gjinjve. Në momentin që janë carë sa herë prekin diku do të dhembin më tepër, prandaj ju mund të vendosni guackat mbrojtëse që mbajnë larg gjinjve bluzat apo recipatat si edhe të ajrosni sa më shpesh.
  • Kujdes më kremin me përbërje lanoline. Nëse tek gjinjtë është krijuar myku një krem me përbërje lanoline mund të rrisë edhe më tepër problemin.
  • Përdorni një krem me bazë vaj ulliri apo kalendule.
  • Disqet me hidroxhel. Janë një tjetër produkt që japing një ndihmë të madhe në trajtimin e carjeve të gjirit.

Disqet me hidroxhel qe qetesojne thithat e care te gjinjve
ChiccoAlbania

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: