fbpx

Bota e Gruas

Si të ruajmë si duhet qumështin e gjirit pasi kemi pompuar?

Nëse keni shtrydhur me pompë apo me dorë gjirin mund ta ruani për një kohë të caktuar duke marrë parasysh kushtet.

Higjena gjatë nxjerrjes së qumështit të gjirit duhet të jetë maksimale dhe mund ta ruani më pas në qese ose kuti të posacme.

Para së gjithash, cila nga mënyrat është më e mira për ruajtjen e qumështit?

Ajo e vendosjes në frigorifer, jo tek zona e ngrirjes. Kjo pasi qumështi i freskët i shtrydhur që nuk kalon në process ngrirje do të ketë veti më të mëdha anti-bakteriale si edhe më tepër anti-oksidantë apo vitamina.

Por, nisur nga koha në të cilën do ta përdorni mund ta ruani atë në temperaturë dhome, friskoriger apo ngrirje.

Për sa kohë duhet të ruhet?

  • Në temperaturë dhome (16-25 gradë) mund të ruhet deri në 4 orë dhe në kushte shumë të mira higjentike deri në 6 orë.
  • Tek zona e freskët e frigoriferit (4 gradë ose më pak) mesatarisht deri në 3 ditë në kushte shumë të mira higjene edhe deri në 5 ditë.
  • Në zonën e ngrirjes (-18 gradë) mesatarisht 6 muaj dhe në kushte shumë të mira higjene deri 9 muaj.
  • Qumështi që është kaluar nga ngrirja në frigorifer (zonë e freskët) 2 orë në temperaturë dhomë si edhe 24 orë në frigorifer.

Cfarë nënkuptojmë me kushte shumë të mira higjenike?

Pompa e përdorur të jetë sterilizuar më parë dhe ruajtja të bëhet në qese sterile. Tek secila nga qeset apo kutitë e ruajtjes duhet të shënohet data e nxjerrjes.

A duhet të përdoret sërish qumështi i nxjerrë që ka tepruar nga vakti paraardhës?

Qumështi i ruajtur ka tendencën të ndahet në shtrsa duke bërë që ajo yndyrore të qëndrojë sipër. Pikë së pari duhet ta përzieni me shumë kujdes, në të kundërt, tundja energjike mund të shkatërrojë vlerat ushqyese.

Në momentin që qumështi tepron këshillohet të mos ripërdoret pas max 1-2 orëve duke qënë se pasi fëmija pi lëshon nga goja baktere të cilat përmbes biberonit përfundojnë në qumësht.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: