fbpx

Bota e Gruas

Si të rregulloni konfuzionin që fëmija mund të ketë mes ditës dhe natës për një cikël të rregullt gjumi?

Një prej elementëve më frustrues për prindërit e rinj është ngatërresa që i porsalinduri mund të përjetojë mes ditës dhe natës.

Sikur bebet të dilnin nga barku dhe të kuptonin ndryshimin mes të dyjave! Por fatkeqsisht nuk është e mundur.

Zgjimet e fëmijës gjatë natës do të ndodhin në varësi të nevojës së tij për ushqim, në rastin konkret qumësht. Megjithatë disa fëmijë qëndrojnë më gjatë zgjuar gjatë natës për të fjetur gjatë ditës, pra ndodh njëfarë ngatërrese të cilën ju mund ta zgjidhni.

Dhe mos u shqetësoni! Është krejtësisht normale që kjo të ndodhë tek i porsalinduri!

Të kuptojmë përse kjo ngatërresë ndodh?

Gjatë shtatzanisë ritmet e gjumit të fëmijës janë të lidhura ngushtë me lëvizjet e nënës. Pra ndërsa nëna është duke ecur fëmija qetësohet në njëfarë mënyrë dhe fle. E kundërta kur nëna është në gjumë apo pushon. Ky është një moment në të cilin fëmija është zgjuar dhe preferon që të luajë!

Në momentin që fëmija vjen në jetë do të mbështetet tek ora e vet biologjike për të fjetur si duhet. Por e dini se çfarë? Ajo ende nuk është zhvilluar ende. Për pasojë nuk është çudi të shikojmë një bebe që fle gjatë ditës dhe qëndron zgjuar gjatë natës.

Si mund të zgjidhim konfuzionin që është krijuar tashmë tek fëmija?

Si fillim më lini t’ju tregoj se kjo nuk është diçka që do të ndodhë brenda ditës. Rreth muajit të 3 të jetës melatonina fillon të prodhohet tek fëmija dhe rreth muajit 5-6 ora e vet biologjike është plotësisht e zhvilluar. Në këtë moment fëmija është gati të flejë më mirë gjatë natës dhe më pak gjatë ditës.

Deri ne kete moment, si mund te veprojme për të ndihmuar fëmijën te beje diferencen?

  • Përpiqeni të ndihmoni fëmijën gjatë ditës duke e ekspozuar në dritë. Është pikërisht kjo e fundit që do të ndihmojë fëmijën të kuptojë se gjatë ditës duhet të qëndrojë zgjuar.

Ndërkaq gjatë natës dhoma e fëmijës duhet të jetë e errët, pa zhurma dhe faktorë të tjerë që stimulojnë fëmijën. Për ta ushqyer apo ndërruar mund të përdorni një dritë të vogël. Gjatë momentit të ndërrimit duhet që të veproni shpejt dhe më pas të vendosni fëmijën në shtrat.

  • Ndërsa jeni duke u përpjekur të rregulloni ngatërresën mes ditës dhe natës tek fëmija asnjëherë nuk duhet të përpiqeni ta ushqeni më tepër nga sa duhet me tendencën ta bëni të flejë më gjatë. Dhe asnjëherë mos e lini fëmijën të qajë me idenë se do ta ndihmoni të rregullojë cilësinë e gjumit duke qënë se bebet nën 4 muajshe nuk janë ende gati te nënshtrohen ne një trajnim gjumi.
  • Bëjeni ditën argëtuese dhe të zhurmshme. I flisni, i këndoni, i qeshni në momentet që është zgjuar pasi nuk ka ndikim vetëm drita por edhe stimulimi në zgjidhjen e këtij problemi.  Fëmija juaj ka nevojë të kuptojë prej jush se dita nuk është vetëm për gjumë, se gjatë saj edhe një sërë gjërash të tjera ndodhin. Dhe në momentin që fëmija është gati për një dremitje filloni te errësoni disi por jo totalisht dhomën, mos e mbani ambientin totalisht të qetë. Prania e një rutine me lojëra dhe aktivitete të përshtatshme për moshën, prania e zhurmave do të forcojë mundësinë që fëmija të bëjë më shpejt dallimin mes ditës dhe natës.
  • Mbani nën vëzhgim dremitjet e fëmijës. Kjo pasi nëse e lejojmë të flejë gjatë nuk do të mund të kryejmë si duhet proçesin e diferencimit të ditës dhe natës. Për ta bërë këtë ndërhyrje tek dremitjet mund të përdorni momentet e ushqyerjes. Pra edhe nëse fëmija fle ju me shumë kujdes dhe qetësi e zbuloni atë nga mbështjellësja në të cilën ndodhet prekni fytyrën dhe duart dhe merreni në krahë. Në momentin që fillon të zgjohet ushqeheni, ndërkaq filloni t’i flisni, t’i këndoni dhe ta bëni të kuptojë se është momenti që të zgjohet. Por mos e mbani me force zgjuar duke qene se mund te tejlodhet dhe per pasoje momenti i mbremjes te behet edhe me i veshtire.

Kini parasysh se:

Ndryshimi nuk do të vijë brenda ditës prandaj tregoni durim dhe jini të qëndrueshme në zbatimin e këtij plani.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: