Si mund të fillojme kontraksionet e dhimbjeve të lindjes ?
Pas 40 javëve te gjata pritjeje ju jeni totalisht gati për të sjellë në jetë fëmijën tuaj,por ju pyesni veten se si mund të ndodhë kjo kur ju nuk ndieni as edhe një kontraksion të vetëm?
Atëherë, na lejoni tju tregojmë disa mënyra te sigurta dhe të shëndetshme për të nxitur lindjen.
1- Mund të provoni të bëni shëtitje te vogla përreth vendbanimit tuaj, pasi graviteti mund të ndihmojë beben tuaj të afrohet te kanali i lindjes. Gjithashtu, presioni i ushtruar mund të ndihmojë ne zgjerimin apo hapjen e qafës të mitrës.
2- Një mënyrë tjetër është kryerja e marrëdhënieve seksuale, pasi sperma e partnerit përmban një lloj hormoni të quajtur prostaglandis i cili mund të nxisë kontraksionet.
3- Gjithashtu, orgazma mund të stimulojë mitren ndërsa nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të çlirohet një lloj hormoni i quajtur oksitocinë i cili po ashtu nxit fillimin e kontraksioneve.
4- Mundohuni të qëndroni të relaksuara dhe ti largoni tensionet
5- Mund të konsumoni ushqime pikante pasi thuhet se gjatë konsumimit të tyre çlirohet hormoni prostaglandis i cili siç e thame edhe me lart ndihmon në fillimin e kontraksioneve të lindjes.
6- Mendohet se përdorimi i vajit të kastorit mund ti nxisë kontraksionet, por gjithsesi përpara përdorimit këshillohet të merni mendimin e mjekut.
7- Akupuntura ju ndihmon të çlironi hormonin e oksiticinës si dhe ju ndihmon të çlironi tensionin apo lodhjen.
8- Në takimin e rradhës mund të këshilloheni me mjekun për të bërë shkëputjen e membranës e cila është një proçedurë që konsiston në shkëputjen e lëngut amniotik nga muret e mitrës, nqs pas kryerjes të këtij veprimi ndieni dhimbje apo keni gjakderdhje duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj
9- Konsumimi i çajrave bimorë si psh çaji me manaferre të kuqe mund tju vijë në ndihme për stimulimin e lindjes.