Kolikat sigurisht që janë një sfidë tjetër ekstra pas lindjes për të gjithë prindërit. Fëmija jo vetëm që mund të jetë i acaruar gjatë ditës por do të shfaqë së tepërmi vështirësi edhe në momentin kur do të duhet të bjerë në gjumë gjatë natës si edhe gjatë dremitjeve të ditës.
Cila është metoda që do të funksiononte më tepër në këtë rast për të qetësuar beben edhe për ta bërë të flejë më mirë?
Përgjigjja është: Nëpërmjet lëvizjeve!
Po flasim për javët e para pas lindjes dhe fëmijën do ta qetësonte një ambient si në barkun e nënës.
Ngrohtësia, rehatia, qetësia dhe lëvizjet janë ato që e karakterizojnë jetën brenda uterusit prandaj nëse duam të qetësojmë një bebe duhet patjetër të rikrijojmë atë ambient.
Një ambient si në barkun e nënës. Cfarë na duhet të bëjmë?
Mbështjellim foshnjën me një mbështjellëse. Më pas duke ecur nëpër shtëpi, duke e mbajtur pranë trupit qoftë edhe nëpërmjet një fashe do të ndihmojmë beben të ndihet i sigurt dhe i ledhatuar.
Cilat janë pozicionet më të mira në të cilat rekomandohet të mbahet fëmija?
- Ndërsa lëvizni nëpër shtëpi me fëmijën mund ta shtrini mbi parakrahun tuaj duke vendosur të gjithë barkun sipër parakrahut dhe koka duhet të mbështetet tek pjesa e brendshme e bërrylit. Kjo do të jetë një metodë edhe më efektive. Do të shikoni se foshnja qetësohet dhe fle më shpejt/mirë në këtë pozicion.
- Brenda një fashe. Fasha është një mjet të cilin shumë mjekë e rekomandojnë në këtë rast duke qënë se disa beba që vuajnë prej kolikave preferojnë të flejnë në pozicion disi lart, jo vetëm tek parakrahu.
- Vendosja e një jastëku poshtë dyshekut ku fle fëmija. Edhe kjo do të shërbejë që pozicionimi i fëmijës të jetë disi lart.
- Sipër kraharorit tuaj! Një tjetër pozicion që e qetëson foshnjën.
Levizjet 3D gjithashtu tepër efektive!
Cfarë janë lëvizjet 3D? Janë lëvizje të kombinuara: ecja nëpër shtëpi me një kërcim shumë të butë dhe lëkundja lart/poshtë. Pra praktikimi i këtyre lëvizjeve do të shohim se do të jenë më tepër efektive se thjesht ecjet/lëkundjet me karriken lëkundëse që mund të keni në shtëpi.
Shumë foshnja nuk e preferojnë një formë të tillë qetësimi duke qënë se vihet re lëvizje vetëm në një drejtim.
Një tjetër “hile” që mund të përdorni për të qetësuar një bebe që vuan prej kolikave është: mos u përpiqni të silleni sikur do ta vendosni në gjumë!
Kështu fëmija do të ndiejë se nuk ka asgjë kundër së cilës duhet të “luftojë”. Duhet që në njëfarë mënyre të shtireni sikur nuk e keni aspak në plan diçka të tillë.
Ecni nëpër shtëpi, pozicionoheni tek fasha për ta mbajtur më pranë trupit tuaj dhe lëvizni nëpër shtëpi duke kryer edhe aktivitete të tjera. Të gjitha këto