Para se të mendoni për të ndjekur një trajnim gjumi duhet të rishikoni sërish mënyrën si i vogli ushqehet gjatë natës. E dini se ndonjëherë në përmirësimin e gjumit të natës ka lidhje të drejtpërdrejtë ushqyerja?
Ju duhet të dini se arrin një moshë e caktuar në të cilën fëmija nuk ka nevojë të ushqehet gjatë natës. Ndërsa bashkë me mjekun vendosni cila do të ishte mosha e duhur për të reduktuar/ndaluar ushqyerjen e fëmijës gjatë natës si pasojë edhe e një rritje të mirë mund të veproni si më poshtë.
Si të ndalojmë ushqyerjen e fëmijës gjatë natës?
Nëse fëmija ushqehet me formulë:
Le të themi se fëmija pi 3 biberona me 120 ml qumësht gjatë natës. Ju duhet të filloni të reduktoni sasinë që fëmija pi me rreth 20-30 ml. më poshtë do të keni një skemë orientuese.
Nata e parë: Biberoni 120 ml, biberoni 120 m, biberoni 90 ml;
Nata e dytë: Biberoni 120 ml, biberoni 90 ml, biberoni 90 ml;
Nata e tretë: Biberoni 90 ml. biberoni 90 ml, biberoni 90 ml;
Nata e katërt: Biberoni 90 ml, biberoni 90 ml, biberoni 60 ml;
Nata e pestë: Biberoni 90 ml, biberoni 60 ml, biberoni 60 ml;
Nata e gjashtë: Bibetoni 60 ml, biberoni 60 ml, biberoni 60 ml;
Nata e shtatë: Biberoni 60 ml, biberoni 60 ml, pak ujë;
Nata e tetë: Biberoni 60 ml, pak ujë, pak ujë;
Nata e nëntë: Pak ujë, pak ujë, pak ujë
Limitohet sasia e ujit në 60 ml max dhe nëse fëmija në këtë pikë nuk e do as ujin shumë mirë, mos insistoni. Madje as qumësht mos i jepni më.
Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri
Kjo normalisht është disi më e komplikuar por do të përpiqemi që skema të jetë sa më e kuptueshme për të gjithë nënat.
Shkurtoni kohëzgjatjen e vakteve. Pra nëse më parë fëmija pinte le të themi 10 minuta cojeni në 8, 6 e me radhë. Më pas provoni ta qetësoni fëmijën që të kthehet në gjumë duke e përkedhelur dhe duke i qëndruar afër por pa e rikthyer në gji.
Një tjetër metodë do të ishtë fjetja e fëmijës me babain, kështu ai ndërhyn për ta qetësuar sa herë i vogli zgjohet për të pirë. Këshillohet që heqja e gjirit gjatë natës të bëhet pasi është stabilizuar ndërprerja e gjirit gjatë ditës.