fbpx

Bota e Gruas

Si të mbani nën kontroll tharjen e lëkurës tek fëmijët?

Lëkura e të porsalindurit është mjaft delikate dhe e hollë krahasuar me atë së të rriturve. Duke qënë kështu ajo do të jetë më e prirur të thahet sidomos në stinën e dimrit.

Rekomandimet tona në lidhje me trajtimin si edhe mbajtjen nën kontroll të problemit

  • Mos i zgjasni shumë banjot e fëmijës. Jo më tepër se 10 minuta dhe i limitoni ato deri në 3 herë në javë. Në të kundërt lëkura e fëmijës mund të thahet.
  • Mos përdorni gjatë banjos ujë të nxehtë pasi uji disi i vakët në mënyrë që të mos thahet lëkura e bebes.
  • Në momentin që blini produktet e bebes merrni parasysh faktin që të jenë pa përmbajtje sapuni, pa aromë, që nuk shkaktojnë alergji.
Produktet qe ne ju keshillojme
te perdorni kete dimer
  • Mos e fërkoni lëkurën e fëmijës por e prekni lehtë me peshqir.
  • Mos mbani temperaturën e shtëpisë shumë të lartë.
  • Gjatë shëtitjeve në mot të ftohte duhet të përdorni doreza dhe kapele në mënyrë që lëkura e fëmijës të mos thahet më tepër. Këshillohet së tepërmi përdorimi i kremit hidratues në pjesën e fytyrës.
  • Detergjenti i veshjeve të bebes duhet të jetë delikat dhe patjetër specifik për moshën e tij. Kontakti me veshjet e lara me një detergjent delikat nuk do të shkaktojë irritime tek i porsalinduri.
  • Hidratoni, hidratoni, hidratoni lëkurën e bebes. Pas çdo larje në të gjithë trupin aplikoni kremin hidratues dhe normalisht edhe në fytyrë.
  • Hidhni në ujin ku fëmija lahet miell tërshëre enkas për banjot e bebit.

Nëse lëkura e fëmijës ka filluar të thahet duhet patjetër të kontaktoni mjekun në mënyrë që t’ju rekomandojë produkt specifik për trajtim më të thellë.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: