Normalisht kjo është një pyetje që mund të frikësojë një nënë. Po sikur fëmija të mos jetë ende gati? Po sikur ky ndryshim të përballohet prej fëmijës me mbi lodhje, të qara etj etj etj?
Si ta kuptojmë? Kur është momenti i duhur?
Kuptoni se një fëmijë që pushon dhe fle mjaftueshëm, do të ketë një kalim më të qetë në një dremitje më pak.
Dhe ndërkaq, shenjat që duhet të shikoni janë:
- Fëmija juaj fillon të ketë vështirësi të flejë në dremitjen e parë të ditës. Që do të thotë, ai mund të gjendet në shtrat duke luajtur apo duke qarë nga mërzia. Pra nuk do të qajë nga mbilodhja por në të vërtetë do të duket se ka nevojë për më tepër qëndrim zgjuar.
- Fëmija juaj shfaq vështirësi shumë të mëdha në rënien në gjumë gjatë dremitjes së fundit të ditës. Nëse ai ka fjetur shumë gjatë ditës do të refuzojë të flejë sërish duke qënë se nuk ka nevojë për më tepër gjumë.
- Vogëlushi fillon të zgjohet herët në mëngjes. Nëse do të flejë shumë orë gjatë ditës normalisht do të zgjohet më herët në mëngjes. Nëse zakonisht fëmija zgjohet në orën 07:00 dhe papritur fillon ta bëjë këtë në orën 05:30/06:00 mund të ketë nevojë për më pak gjumë gjatë ditës.
- Do t’i duhet me tepër se 1 orë për të rënë në gjumë në mbrëmje për 2-3 ditë radhazi. Nëse fëmija nuk do të jetë lodhur mjaftueshëm do të dojë me tëpër kohë se zakonisht për të rënë në gjumë.
- Fëmija juaj nëse ka nevojë për një dremitje më pak mund të zgjohet dhe të qëndrojë zgjuar për 1 apo 2 orë në mes të natës, për 2-3 ditë radhazi. Kjo ndoshta është një prej sinjaleve më frustruese dhe në më të shumtën e rasteve shkaktohet pikërisht nga skema jo e përshtatshme e gjumit. Prandaj nëse shikoni se fëmija juaj paraqet të paktën 3 nga këto sinjale, për 2-3 ditë radhazi duhet të merrni në konsideratë se ka ardhur tashmë momenti të reduktoni një dremitje.
Një mesatare e dremitjeve të fëmijës sipas moshës përkatëse:
3-4 muajsh-> 4 në 3 dremitje
6-8 muajsh-> 3 në 2 dremitje
12-18 muajsh-> 2 në 1 dremitje
3-4 vjec -> 1 në 0 dremitje.
Nëse keni pyetje në lidhje me gjumin e fëmijës komentoni më poshtë tek zona e komenteve.