fbpx

Bota e Gruas

Si të krijojmë rezerva qumështi ndërsa jemi duke ushqyer me gji?

Një ndër pyetjet që më bëhet më shpesh kohët e fundit është:

Artemisa, si të krijoj rezerva qumështi për fëmijën? Që më pas të përdoret gjatë fillimit të ushqimeve të ngurta apo nëse do të ktheheni në punë? Dhe më poshtë do të keni të gjithë guidën që ju nevojitet për të arritur të krijoni këto rezerva.

Pikë së pari, prisni para se të filloni me proçesin e pompimit!

Nëse keni një ushqyerje te rregullt, pra fëmija ushqehet shpesh në gji pa shtesa dhe sasia e qumështit që prodhoni është në nivele të kënaqshme, arrin të plotësojë nevojat e fëmijës me qumësht, futja e seancave të pompimit shtesë për të krijuar rezerva ende pa kaluar 6 javë nga lindja mund të cojë në mbiprodhim.

Dhe sado bukur të tingëllojë (ndoshta do të filloni të mendoni se do të keni shumë qumësht për fëmijën dhe kjo është super), në të vërtetë mbiprodhimi është një tjetër problem që sigurisht pason me shumë problematika të tjera. Prandaj, që të filloni proçesin e pompimit duhet që fillimisht të kalojnë 6 javë nga momenti kur fëmija ka ardhur në jetë.

Mënyra si duhet të veproni për të krijuar rezerva, pra si duhet të organizoni realizimin e seancave të pompimit për të krijuar rezerva:

  • Nëse fëmija juaj ushqehet vetëm me njërin gji në një vakt pomponi gjirin tjetër për të ruajtur atë qumësht në ngrirje. Për shembull këtë e bëni 2-3 herë në ditë.
  • Nëse fëmija ushqehet me të dy gjinjtë ushqeni si fillim tek njëri gji, lereni ta boshatisë deri në fund. Bëjeni të gromësijë, kalojeni tek gjoksi tjetër. Nëse tek ai gjoks nuk pi deri në fund boshatiseni nëpërmjet pompës. Ruajeni atë qumësht në frigorifer tek qeset e posaçme të qumështit.
  • Pomponi pasi fëmija është ushqyer dhe është futur në gjumin e natës. 30-40 minuta pasi fëmija ka pirë.
  • Pomponi në ç’do moment që ndieni se gjinjtë tuaj janë tejet të fryrë. Njërin gjoks mund ta lironi deri në fund, ndërsa gjoksin tjetër derisa ta ndieni më mirë. Kjo që të keni mundësi të plotësoni nevojat me qumësht të fëmijës nëse kërkon të pijë pas pompimit që keni bërë.
  • Mund të vendosni një kolektor të mbledhë qumështin që rrjedh tek njëri gji ndërsa ushqeni tek gjiri tjetër.

Kujdes!

Mos pomponi me orare të caktuara nëse fëmija juaj nuk ka model ushqyerje me orare fikse. Kjo sepse mund të ndërhyni tek ushqyerja e fëmijës.

Për shembull: Ju pomponi dhe sapo ju përfundoni fëmija kërkon të pijë. Si rregull fluksi i qumështit përmirësohet pas 30 minutave nga pompimi, por deri atehëre mund të jetë shumë gjatë për fëmijën. Prandaj veproni sipas udhëzimeve të mësipërme.

Keni probleme me sasinë e qumështit? Nëse mendoni se gjinjtë tuaj nuk janë duke prodhuar mjaftueshëm qumësht atëherë mund të bëheni pjesë e programit “Për më tepër qumësht”

Kliko këtu për të lexuar më tepër rreth programit: Per me teper qumesht

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: