fbpx

Bota e Gruas

Si të identifikoni shkaqet e fryrjes së gjirit?

Nëpërmjet këtij testi ju do të mund të kuptoni problemin me të cilin po përballeni, të kuptoni se çfarë jua ka shkaktuar dhe rrjedhimisht edhe si ta trajtoni.

Nëse ndieni fryrje të gjinjve

Fryrja e ditëve të para pas lindjes aka fryrje fiziologjike (fillon zakonisht 3-5 ditë pas lindjes)

Nëse jeni në ditët e para pas lindjes atëherë ju me shumë mundësi jeni duke u përballur me një fryrje bilaterale (në të dy gjinjtë njëkohësisht). Do të jeni duke ndier rëndesë tek gjiri, edema të lehta ne te gjithe gjoksin, ngohtësi, dhimbje ne te gjithe gjoksin, tendosje të lëkurës në zonën e areoles si edhe thithavë (shikoni se thithi nga kjo tendosje mund edhe të futet përbrenda) por gjithsesi qumështi lëviz lirshëm. Tek gjoksi do të vëreni gjithashtu edhe zmadhim i nyjeve limfatike në zonën afër sqetullave.

Mbani mend se: Në këtë moment në gjoks këtë fryrje nuk e shkakton vetëm rritja e volumit të qumështit por edhe rritja e fluksit të gjakut që qarkullon si edhe sasia e lartë e lëngjeve që qarkullon si pasojë e transfuzioneve që janë marrë gjatë edhe pas lindjes.

Përgjithësisht kjo fryrje shoqërohet edhe me fryrje të gjymtyrëve.

Gabimet më të shpeshta që bëhen në këtë moment?

  • Fëmija suplementohet me qumësht formule;
  • Vendosen orare në ushqyerjen e fëmijës;
  • Fryrja nuk trajtohet, ose trajtohet vetëm nëpërmjet thithave;
  • Aplikohen për shumë gjatë kompresa të ngrohta/dushe më ujë të nxehtë;
  • Pompohet në mënyrë të vazhdueshme.

Trajtimi:

  • Duhet të përfshijë patjetër pastrimin e gjoksit në dy drejtime. Duke qënë se këtë fryrje nuk e shkakton vetëm rritja e volumit të qumështit por edhe rritja e lëngjeve të cilat qarkullojnë jashte kanaleve të qumështit, pastrimi vetëm nëpërmjet thithave nuk do të jetë 100% efektiv në uljen e fryrjes. Në këtë rast nevojitet të punojmë me pastrimin, përshpjetimin e nxjerrjes jashtë të lëngjeve të cilat duke qënë jashtë kanaleve të qumështit nuk do të mund të dalin nëpërmjet thithave. Nevojitet të bëhet pastrimi nëpërmjet sistemit limfatik.
  • Qumështi që gjendet në sasi tepër të madhe (më tepër nga sa fëmijës i nevojitet) normalisht do të dalë nëpërmjet thithave por duhet të tregohet shumë kujdes në lidhje me pompimin. Siç e përmenda më sipër nëse pompohet shumë shpesh kjo mund të na çojë në një tjetër problem që është mbiprodhimi. Prandaj në ketë rast nevojitet që fëmija të ushqehet rregullisht, të kalojë kohë të mjaftueshme në gjoks dhe nëse do të nevojitet mund të bëhet nxjerrja e qumështit me pompë.
  • Kujdes me pozicionimin e fëmijës në gji! Nëse tentoni të nxirrni jashtë qumështin për të menaxhuar fryrjen por kapja e fëmijës nuk është e thellë pastrimi nuk do të behët në mënyrë efektive. Prandaj rishikoni kapjen dhe masazhojeni gjirin gjatë kohës që fëmija ushqehet me lëvizje të lehta në drejtim të areoles. Kontrolloni mundësinë e pranisë së një frenulumi të shkurtër ç’ka pengon kapjen e thellë dhe boshatisjen efektive të gjirit.
  • Nëse fëmija përgjumet në gji sa herë tentoni ta ushqeni provoni t’i jepni pak qumësht nëpërmjet lugës enkas për këtë në mënyrë që fëmija të marë mjaftueshëm energji për të qëndruar zgjuar përgjatë vaktit.
  • Konsumimi i ujit të ngrohtë para ushqyerjes gjithashtu ndihmon.

Fryrja sekondare (patologjike) gjatë gjidhënies

Mund të shfaqet në ç’do moment gjatë kohës që jeni duke ushqyer fëmijën dhe zakonisht do të jetë unilaterale. Pra ndodh vetëm në njërën anë të gjoksit. Në këtë rast ju me shumë mundësi do të vëreni se gjoksi zmadhohet në përmasë, lëkura do të tërhiqet dhe do të jetë e shndërritshme, do të ndieni dhimbje, do të kemi edema të mëdha ne te gjithe gjoksin, vështirësi që qumështi të lëvizë lirshëm, dhimbje te forta ne te gjithe gjoksin, mund të keni edhe zona të forta në formë gungash të dhimbshme.

Mbani mend se: Kjo lloj fryrje ndodh nëse fëmija nuk e kap gjirin në mënyrë korrekte, nëse kemi të bëjmë me një frenulum të shkurtër (gjuha nuk ka lëvizshmëri të plotë dhe për pasojë gjoksi nuk boshatiset në mënyrë efektive), fëmija suplmentohet me qumësht formule, gjoksi nuk boshatiset në mënyrë sistematike dhe kjo shkakton zmadhim dhe tendosje të gjendrave të qumështit, të cilat duke shkuar përtej kapacitetit çahen, rrjedhin lëngje jashtë kanaleve të qumështit duke shkaktuar edemë serioze. Në këtë moment kanalet e qumështit ngushtohen dhe për pasojë qumështi lëviz me vështirësi. Prandaj sado që ju pomponi apo vendosni fëmijën të pijë në këtë moment do të vëreni se qumështi nuk rrjedh lirshëm. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet mund të pasojë një bllokim i qumështit tek kanalet.

Gabimet më të shpeshta që bëhen në këtë moment:

  • Gjoksi masazhohet në formë shumë agresive;
  • Aplikohen shumë gjatë kompresa të nxehta;
  • Nëse kemi gunga masazhohet fort sipër tyre.

Trajtimi i rekomanduar:

  • Njësoj si edhe në rastin e parë nevojitet pastrimi i lëngjeve nëpërmjet sistemit limfatik, në mënyrë që të ulet presioni që këto lëngje ushtrojnë sipër kanaleve dhe rrjedhimisht ato të zgjerohen që qumështi të lëvizë lirshëm;
  • Gunga duhet të punohet në periferi të saj si fillim, pra si hap që shoqëron drenazhin limfatik, dhe normalisht me teknikën e duhur të pastrimit për të mos shkaktuar trauma tek indet e gjoksit;
  • Analizojmë si paraqitet areola, e fryrë? Nëse kemi ngecje të qumështit në këtë zonë nevojitet të trajtohet, në të kundërt ky qumështi i bllokuar në atë pjesë të gjirit do të pengojë lëvizjen e lirë të qumështit. Nga ana tjetër na duhet të zbutim areolën që t’i lehtësojmë kapjen fëmijës.

Vini re: Nëse pjesa e areolës është e fryrë tendoset së tepërmi, kjo sjell vështirësi në kapje dhe refuzim të gjoksit prej fëmijës.

  • Vendosim fëmijën të pijë gjirin duke u siguruar që kemi arritur të bëjë një kapje të thellë ose pompojmë/përdorim një kolektor më ujë të ngrohtë për të nxjerrë qumështin.

Shpresoj që ky test t’ju ketë ndihmuar të kuptoni çfarë jua shkakton fryrjen me të cilën përballeni.

Programi i sugjeruar në këtë rast do të jetë: Plani i trajtimit të fryrjeve dhe bllokimeve të gjirit.

Në të do të gjeni:

  • Video shpjeguese si të bëni pastrimin e gjoksit në dy drejtime (me ilustrim të detajuar);
  • Si të bëni hapjen e gungës në mënyrë efektive;
  • Si të bëni shtrydhjen e gjoksit më dorë;
  • Si të poziciononi fëmijën në mënyrë korrekte në gjoks;
  • Si të trajtoni problemet që pasojnë nga trajtimi jo korrekt i fryrjes.

Per te marre me teper informacion rreth programit kontaktoni ketu: Whatsapp Bota e Gruas numer telefoni 00355693184501

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: