Nëse mendoni se qumështi i gjirit nuk është mjaftueshëm i trashë atëherë mund të provoni një nga mënyrat e mëposhtme për ta rregulluar.
Kjo per arsye se yndyra është shumë e rëndësishme për fëmijën duke qënë se mundëson energjinë e duhur për të voglin. Gjithashtu, yndyra nuk është e rëndësishme vetëm për rritjen fizike por edhe për zhvillimin e mirë të trurit, syve si edhe sistemit nervor.
Menyrat që do të mundësonin trashjen e qumështit të gjirit
- Konsumoni më tepër ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme. Të tilla mund të jenë: avokado, arrat, peshku salmon, vezët etj.
- Prisni derisa fëmija të pijë plotësisht gjirin para se ta kaloni tek gjiri tjetër. Kjo pasi fillimisht prej tij do të dalë qumështi që përmban sasinë më të vogël të yndyrës dhe në fund del qumështi më i trashë, ai me sasinë më të lartë të yndyrës. Prandaj nëse dëshironi që fëmija të pijë edhe këtë qumësht duhet patjetër ta lini ta pijë deri në fund. Atëherë nëse vëreni se është ende i urritur kalojeni në anën tjetër.
- Ushqeni me gji sa më shpesh. Nëse do ta bëni këtë do t’i jepni mundësinë qumështit të trashë të dalë më shpejt. Pra sa më e reduktuar të jetë koha ndërmjet vakteve aq më tepër qumësht me yndyrë të lartë do të kemi ne nje kohe me te shkurter thithje.
- Ndërsa ushqeni fëmijën me gji mund të shtypni gjiri. Kapeni gjirin me një dorë dhe shtypeni në mënyrë të tillë sikur të jeni duke nxitur daljen e qumështit drejt thithave. Masazhoni gjinjtë në mënyrë që t’i përgatisni për vaktin tjetër. Në këtë mënyrë jo vetëm do të keni më tepër qumësht të trashë por edhe do të parandaloni bllokimin.
- Krahas thithjeve të fëmijës gjiri duhet të pompohet. Sic e përmendëm më sipër, në fund të ushqyerjes fëmija do të marrë qumështin e trashë dhe yndyror. Prandaj nëse ju do të nxirrni me pompë qumështin e fillimit do t’i jepni mundësinë fëmijës të pijë qumështin yndyror. Ne kete menyre evitohet mundësia që fëmija të ngopet me qumështin e fillimit dhe më pas të lëshojë gjirin kur del qumështi i trashë pasi nuk deshiron me te pije.
- Nëse dëshironi të keni qumësht të trashë mund të shtoni proteina në dietë. Mishi i kuq, mishi i bardhë, pëshku, vezët, produktet e bulmetit, arrat dhe farat janë ushqime tipike proteinike që ndikojnë pozitivisht.