Para së gjithash më duhet të theksoj se nëse vëreni disa shenja që fëmija jep, ushqyerja me pure nuk do të zgjasë aq shumë sa mendoni.
Shenja më e rëndësishme që tregon se fëmija është gati të kalojë në ushqime me një trajtë tjetër!
I konsumon puretë e trasha pa asnjë lloj problemi.
Ndërkaq ai është në gjendje të lëvizë ushqimin rreth gojës duke përdorur gjuhën. Ju do të filloni të vini re lëvizjet e para që tregojnë se fëmija juaj përtypet.
Përse është e rëndësishme që të mos anashkaloni këto shenja?
Sepse mund të ndikojë në mënyrën si fëmija ushqehet për një kohë të gjatë. Sipas studimeve fëmijët që janë ushqyer me pure deri në moshë të vonë kanë tendencë më të madhë që të refuzojnë ushqimin.
Si bëhet kalimi nga puretë tek ushqimet me copëza?
Kjo mund të ndodhë rreth muajit të 8 të jetës.
Hapi i parë
Mos e grini ushqimin me grirëse deri në fund. Filloni ta grini atë çdo ditë e më pak ose përdorni një pirun.
Hapi i dytë
I jepni fëmijës të provojë jashtë vakteve ushqime të buta që t’i hajë me dorën e vet. Këto mund të jenë perime apo fruta e madje edhe mish të gatuar mirë. Mbani mend se praktikën më të mirë fëmija do të arrijë ta bëjë me dorën e vet.
Sërisht theksojmë se: fëmijë të ndryshëm kanë mënyrë të ndryshme përgjigje ndaj ndryshimeve të caktuara. Strategjia më e mirë është që ju t’i prezantoni ushqime me trajta të ndryshme që në momentin që ai fillon të ushqehet rregullisht me pure.