fbpx

Bota e Gruas

Si ndryshon shtatzania e parë nga e dyta në simptoma dhe gjithcka tjetër?

Sipas ekspertëve shtatzania e dytë mund të ndryshojë disi nga e para, normalisht nuk duhet të harrojmë se varet edhe nga nëna. Pra gra të ndryshme kalojnë eksperienca dhe simptoma të ndryshme.

Por përgjithësisht, si ndryshon shtatzania e dytë nga e para?

  • Barku rritet më herët se në shtatzaninë e parë. Kjo pasi muskujt janë dobësuar disi.
  • Edhe gjoksi pëson ndryshime, krysisht do të jenë më të dhimbshëm dhe të tendosur krahasuar me shtatzaninë e parë. Edhe ngjyra e areolës do të jetë më e errët.
  • Lëvizjet e fetusit do të ndihen më herët. Tashmë ju do të jeni në gjendje t’i identifikoni më herët se në shatztaninë e parë.
  • Kontraksionet parapërgatitore janë ndryshe. Do të filloni t’i ndieni më herët.
  • Lindja do të jetë më e shkurtër. Duke qënë se njëherë trupi juaj ka kaluar procesin e lindjes do të duhet më pak kohë që qafa e mitrës të hapet.
  • Lodhja që do të ndieni përgjithësisht në shtatzaninë e dytë do të jetë më e madhe krahasuar me të parën.
  • Fëmija mund të qëndrojë më poshtë në zonën e barkut duke qënë se muskujt e barkut do të jenë më të dobët.
  • Dhimbjet pas lindjes mund të jenë disi më të forta duke qënë se uterusi në shtatzaninë e dytë zgjerohet më tepër se në shtatzaninë e parë.
  • Gjidhënia do të jetë më e thjeshtë. Ju tashmë do të keni një ide më tepër rreth procesit dhe pozicionimit të fëmijës.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: