fbpx

Bota e Gruas

Shampoja e bebes: Guidë për të zgjedhur produkte jo toksike që nga lindja

Detyra e nënave është të kujdesen për të zgjedhur produktin e duhur dhe delikat për fëmijën. Kjo duke qënë se fëmijët janë 10 herë më tepër vulnerabël ndaj kimikateve krahasuar me ne të rriturit. Zakonisht, nëna e re merr së tepërmi në konsideratë aromën kur vjen puna tek përzgjedhja e shampos së fëmijës, dhe kjo është dicka e gabuar. Në të vërtëte fokusi duhet të jetë diku tjetër, pikërisht tek etiketa e përbërësve!

Ekspertët flasin, nënat duhet të vitojnë shampot që kanë në përbërje:

  1. Parfumin (fragrance) si edhe ftalatet. Këto janë dy faktorët që shkaktojnë me shpesh irritime dhe alergji në lëkurë. Nga ana tjetër fjala “fragrance” në etiketë mund të fshehë një përzierje përbërësish të dëmshëm për fëmijën. Në disa raste edhe ftalatet janë të përfshira tek parfumi dhe kanë një ndikim negativ përsa i përket sistemit riprodhues të fëmijës. Pa harruar edhe ndikimin në astmë dhe probleme të tjera respisratore.
  2. Parabenët. Bëhet fjalë për prezervativë sintetikë që mund të ndodhen fatkeqsisht edhe tek shampot e bebeve. Njihen si factor rreziku përsa i përket shfaqjes së tumoreve, problemeve endokrine, problemeve në sistemin e riprodhimit, irritime të lëkurës etj.
  3. 1,4-dioxane. Zakonisht ndodhet tek produktet e higjenës që nuk shkaktojnë lotë. Por lidhet me rreziqe të tilla si probleme të veshkave, sistemit riprodhues, etj.

Të evitohen shampot që në etikeë kanë përbërës që përfundojnë me –eth si edhe –oxynol.

  • Formaldehidet. Gjenden gjithashtu shpesh tek shampot e bebeve. Mund te shtohen në mënyrë direkt në produkt ose mund të clirohen nga të tjerë prezervativë. Prandaj evitoni shampot që kanë në përbërje formaldehidet.

Pa formaldehide, pa aromë, pa paraben, ftalate, vajra minerale, silikon, fenoksietanol, lanolin, gluten, PEG, BPA, BHT, SLS, ngjyrues, GMO! 100% produkt natyral

Bambo Nature

Bambo Nature është shampoja që mund të përdorni tek bebat që nga lindja duke qënë se ofron siguri të plotë falë përbërjes që ka. Pa aromë (sic rekomandohet prej ekspertëve) dhe në përbërje vetëm me përbërës organikë konsiderohet 100% produkt i sigurt.

Bambo Nature e gjeni në farmaci dhe për një informacion  më të detajuar mund të merrni edhe duke kontaktuar faqen zyrtare “BAMBO NATURE AL”.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: