fbpx

Bota e Gruas

Sa është shtimi normal në peshë gjatë shtatzanisë?

Krahas të tjerave në periudhën e shtatzanisë duhet të kujdeseni edhe në lidhje me peshën që duhet të shtoni. Kjo për arsye të një shëndeti të mirë tuajin dhe fetusit duke qënë se rritja shumë e madhe apo e vogël shoqërohet në jo pak raste me probleme specifike.

Përkatësisht sa është pesha normale që një grua në periudhën e shtatzanisë duhet të marrë?

Nisur edhe nga pesha me të cilën ajo e nis shtatzaninë një mesatare do të jetë 11-15 kg. Gjithmonë nëse ajo ka qënë në peshën normale. Nëse gruaja në momentin që ka nisur shtatzaninë ka qënë nën peshë norma e lejuar do të jetë 13-18 kg dhe nëse ajo ka qënë mbi peshë norma konsiderohet 6-11 kg përgjatë 9 muajve të shtatzanisë.

A duhet të ushqeheni “për dy”?

Edhe pse duhet patjetër të shtoni sasinë e kalorive në asnjë moment nuk është e nevojshme të ushqeheni për dy. Në këtë periudhe sipas ekspertëve gruaja e ka të nevojshëm shtimin e 300 kalorive ditore dhe kjo do të bëjë mbajtjen nën kontroll të normave të sipërpërmendura të peshës. Në të vërtetë fokusi duhet të kalojë më tepër tek ushqyerja e shëndetshme dhe e larmishme për të marrë të gjithë vlerat e nevojshme ushqyese.

A mundet mjeku të sugjerojë rënie nga pesha/mbajtje të një diete?

Nëse një grua është shumë mbipeshë në momentin që ajo fillon shtatzaninë dhe kjo në një moment të caktuar përbën shumë rrezik mjeku mund të jetë optimist për një rrëzim ne peshë. Por kjo duhet të ndodhë vetëm nën kujdesin dhe rekomandimin e tij.

Megjithatë, në rastet më të shumta mjekët nuk rekomandojnë dieta apo rënie në peshë.

Ku shkon pesha që fitohet gjatë shtatzanisë?

  • Tek bebi;
  • Tek plaçenta;
  • Lëngu amniotik;
  • Gjinjtë (rriten ndjeshem);
  • Gjaku (rritet fluksi);
  • Rrezervë yndyrore për momentin e lindjes dhe periudhën e gjidhënies;
  • Zgjerim/rritje të uterusit.

Sa peshë keni shtuar në shtatzani? Po pas saj?

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: