fbpx

Bota e Gruas

Regreset tek fëmijët: Cfarë i shkakton ato dhe si duhet të përballeni?

Bebet dhe vogëlushët përjetojnë episode regresesi në faza të ndryshme të rritjes. Kjo për prindërit mund të jetë shqetësuese duke qënë se do të vërejnë një kthim mbrapa, pra përkeqësim të sjelljes së fëmijës.

Cilat procese prek zakonisht regresi?

Mund të ndodhë gjatë trajnimit të bebelinës, në ushqyerje, në gjumë, në të folur. Nuk duhet të shqetësoheni por në të vërtetë duhet të kuptoni se bëhet fjalë për një reagim normal të fëmijës, për një fazë normale në zhvillim. Është pak a shumë dicka si “dy hapa para një hap mbrapa” në momente të caktuara të jetës.

Cfarë e shkakton regresin tek fëmijët?

E keni trajnuar njëherë për heqjen e pelave dhe ai tashmë po lag sërish pantallonat? Fëmija juaj 4 vjecar ka filluar të flaës fjalët si një bebe? Ai ishte i pavarur dhe tashmë ka filluar të mos qëndrojë dot asnjë moment pa ju? Pak më parë flinte dhe ushqehej mjaft mirë ndërsa tani nuk e bën më?

Atëherë kjo mund të ndodhë për shkak të:

  • Aftësive që fëmija po fiton c’do ditë. Të mos harrojmë se vogëlushët janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe sipas ekspertëve ndërsa fëmija fiton aftësi në një drejtim mund të pësojë njëfarë regresi në një tjetër. Mund të vihet re një regres gjuhësor ndërsa fëmija fillon të mësojë të ecë, ose mund të fillojë të zgjohet më shpesh gjatë natës ndërsa bëhet trajnimi i bebelinës.
  • Një tjetër faktor që shkakton regres tek fëmijët e vegjël është edhe një ndryshim që po ndodh në jetën e tij. Dhe do të ndodhë si një përgjigje  derisa të mësohet me situatën e re që është krijuar.

Si mund të ndihmoni fëmijën?

Në momentin që do të kuptoni faktorin që ka shkaktuar regresin, atëherë mund të veproni si më poshtë:

  • I ofroni fëmijës një vëmendje më të madhe dhe siguri. Nëse fëmija është duke pësuar regres si pasojë e fitimit të një aftësie të re apo një ndryshimi atëherë nevojitet më tepër përkëdhelje si edhe vëmendje. Ndonjëherë me anë të regresit që fëmija pëson në sjellje ju tregon juve se ka nevojë për një kujdes më të madh, njësoj si në muajt e parë të jetës.
  • Flisni me fëmijën. Nëse fëmija është mjaftueshëm i madh dhe ka një zhvillim të mirë gjuhësor përpiquni të flisni me të dhe të rreth asaj që e mërzit si edhe rreth ndryshimit në sjellje. Fëmijët kuptojnë më tepër nga sa mendoni.
  • I kushtoni më tepër vëmendje sjelljes së mirë të fëmijës. Zakonisht prindërit vendosin në dukje sjelljen e keqe që fëmija po bën por kjo është e gabuar. I jepni fëmijës vemendjen e duhur tek gjërat që ai po bën si duhet dhe do të shikoni se gjërat gradualisht do të ndryshojnë.

Regreset nuk janë të dëmshme për fëmijën dhe janë tepër natyrale si pjesë e zhvillimit. Si një reagim normal ndaj një ndryshimi të caktuar.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: