Kur bëhet fjalë për trajnimin në oturak, si me shumë aspekte të prindërimit, kurrë nuk e dini kur e keni kaluar vijën e synimit tuaj. Vogëlushi juaj mund të duket se është stërvitur plotësisht për javë të tëra, madje edhe muaj, dhe pastaj gjëja tjetër që dini është se ata përsëri mund të pësojnë incidente.
Regreset janë shumë të zakonshme gjate heqjes se pelenes dhe kjo mund t’i bëjë prindërit të mendojnë nëse fëmija i tyre ishte apo jo gati për këtë trajnim. Por mos u shqetësoni. Sot unë do t’ju tregoj se si ta trajtoni kur fëmija juaj kthehet prapa në proçes, dhe si ta zgjidhni situatën sa më shpejt të jetë e mundur.
Mendoni ne kete forme:
Ju jeni nje mësuese në klasën e parë dhe zbuloni se, për dy muajt e parë të çdo viti shkollor, keni shumë punë për t’u mësuar këtyre vogëlushëve rregullat.
Pastaj, rreth nëntorit, duket sikur ata kane mësuar gjithçka, të gjithë e kane kuptuar se çfarë rregulla duhet te ndjekin dhe te zbatojne dhe gjithçka eshte në rregull. Pastaj, vijne pushimet e Krishtlindjeve, dhe ne momentin qe ata do te kthehen do te duket sikur keni nxenes të rinj. Ju duhet t’i mësoja përsëri, çfarë detyrash kane, cilat janë rregullat etj. Dhe kjo forme e te menduarit na jep te gjitheve një mësim të rëndësishëm për fëmijët në përgjithësi. Se do të ketë regrese! Dhe kjo eshte teper normale!
E njejta gje mund te ndodhe edhe gjate trajnimit te heqjes se pelenes.
Por kjo nuk do të jetë e absolute për te gjithe fëmijët. Fëmija fillon të urinojë shumë normalisht, dhe pastaj ka një regres. Kjo do të shfaqet pothuajse në çdo fushë të përvojës suaj të prindërimit. Pra, asgjë e keqe nuk ka ndodhur me fëmijën tuaj ose me ju. Këto janë sjellje krejt normale ne nje proces, dhe normalisht kete e verejme edhe tek procesi i gjumit, ushqyerjes dhe me radhe. Eshte krejtesisht normale!
Çfarë do të bëni nëse ky regres shfaqet te fëmija juaj?
Epo, këshilla e parë është të mos shqetësoheni, dhe, gjithashtu të mos hiqni dorë!
Ju keni marrë një vendim për të stërvitur fëmijën në oturak, ai po vazhdon mrekullisht dhe vetëm sepse keni disa ditë regres, nuk do të thotë që ne të kthehemi te pelenat. Edhe nëse ai kërkon që ju të ktheheni te pelenat, ose ben nje refuzim të madh në mënyrë të papritur, për të shkuar në tualet, ju nuk mund të hiqni dorë.
Ajo që ndodh kur tërhiqeni është se ju e beni fëmijën tuaj te kuptoje se kjo lloj sjelljeje funksionon. Të filloj të qaj sepse nuk dua të shkoj në tualet, kjo funksionon! Merreni me mend, ata do të fillojnë të bëjnë naze kur duhet të shkojnë në tualet, kur duhet të vishen, kur duhet të vijnë të ulen për drekë, sepse do të fillojnë të mësojnë sjellje të reja, dhe fëmija kupton se ajo lloj sjelljeje, ajo përshtatshmëri e vogël që ka bërë, ka fuqi, dhe mund ta provojë edhe në vende të tjera! Ne situata te tjera!
Kështu që ju duhet t’u tregoni fëmijëve tuaj se kjo nuk do të funksionojë. Ne do ta bëjmë këtë gjithsesi, i pëlqen apo jo, dhe do të vazhdojmë për disa ditë.
Pra, thjesht fokusohuni, dijeni që do të kalojë dhe fëmija juaj do ta bëjë shumë mirë këtë gjë.