Nuk ka rëndësi si ekrani i telefonit u shndërrua në një ves për fëmijën. Nuk jemi këtu për të gjykuar asnjë nënë apo baba. E rëndësishme është që duke njohur ndikimet që ka në zhvillimin dhe progreset/regreset e fëmijës është e domosdoshme të ndalohet.
Por si? Pra kriza të qarash dhe irritime të fëmijës?
- Fillojmë të ndërveprojmë me fëmijën.
Nëse kemi vogëlushin që është duke luajtur një lojë normalisht ai është mendërisht i “zhytyr” në të. Prandaj ju duhet të shkëpusni lidhjen e fëmijës ol-me lojën duke e bërë të ndërveprojë me ju. Si? Filloni të interesoheni në atë që po bën. “Zemër cfarë loje është kjo?” “Cili personazh je ti nga këta?” “Cfarë loje është kjo?”
Në momentin që ju i parashtroni fëmijës pyetje të tilla do të shkëpusni në njëfarë mënyre lidhjen që ai ka me ekranin si edhe lojën që po zhvillon. Nga ana tjetër fëmijës i pëlqen që prindërit interesohen në lidhje me aktivitetin që po bën dhe ky është një hap përpara drejt suksesit.
- E përgatisni fëmijën për aktivitetin e radhës.
Në momentin që tashmë e keni pyetur në lidhje me aktivitetin që është duke bërë mund të mendoni të hidhni hapin e radhës. Të përgatisni fëmijën për c’ka do të vijë më pas.
Duke qënë se nuk është thjesht cështje shkëputje nga ekrani kërkon pak kohë dhe disa hapa duhet të ndiqen. Në këtë moment mund të vazhdoni të pyesni fëmijën në lidhje me atë që do të bëni më pas. Nëse është koha e ngrënies, nëse do të bëheni gati për shëtitjen apo nëse rutina e mbrëmjes po fillon.
Pra, cfarëdolloj gjëjë që do të vijë më pas është mirë të diskutohet pasi në këtë mënyrë do të filloni të sillni fëmijën në realitet. Duke u futur në një bisedë të tillë fëmija juaj do të pranojë më me lehtësi kalimin nga ajo që po bën tek ajo që do të vijë më pas. Pa ndërvepruar me të si edhe pa e sjellë në realitet do të jetë e vështirë ta shkëpusni nga ekrani pa skena irritimesh.
- Qëndroni larg ekranit dhe shijojeni!
Në vend që të mërzitet tashmë fëmija mund të jetë i qetë dhe të shijojë atë që është duke bërë. Kalimi nga ekrani në një tjetër aktivitet në këtë lloj forme do të evitojë rënien e theksuar të nivelit të hormoneve dhe për pasojë nuk do të kemi kriza të qarash, bërtitje si edhe refuzim për të vazhduar në dicka tjetër.
Ndonjëherë fëmijët janë më të kënaqur nga sa ne mendojmë kur ndërveprojmë me ta, dhe nuk ka nevojë për shumë përpjekje që t’i bëjmë të largohen prej ekranit. Fëmijët kanë nevojë për vëmendje dhe nëse e kanë atë më shpesh prej nesh, nëse ne tregojmë më tepër interes në lidhje me aktivitetet e tyre me siguri do t’i shohim gjithnjë e më tepër larg ekranit.