Një prej teknikave më të mira që duhet të gjithë prindërit të ndjekin është ulja në gjunjë ndërsa flisni me fëmijën. Këtë praktikë e ndjek edhe familja mbretërore angleze dhe duket se ka rezultuar si mjaft efektive në edukimin e fëmijës.
Përse të ulemi në gjunjë?
Sepse duke u ulur në gjatësinë e fëmijës krijohet një kontakt më i mirë sy me sy, gjë që e bën fëmijën të kuptojë se ju nuk po tregoni dominancë në atë që shprehni.
Por nga ana tjetër do të inkurajohet sjellja e mirë dhe shprehja e vetvetes. Pra, nëse dëshironi që fëmija të kuptojë dhe t’i bindet asaj që i thoni mos nguroni të uleni në lartësinë e tij/saj.