fbpx

Bota e Gruas

Pyetësor mbi refuzimin dhe acarimin e fëmijës në gji, nevoja për rilaktacion

Përshendetje!

Nëpërmjet këtij pyetësori unë si Artemisa do të jem në gjendje të bëj vlerësimin e situatës në të cilën ju ndodheni dhe sigurisht do t’ju udhëzoj në fund si të veproni për të marrë trajtimin e duhur.

Ndjehuni komode të shprehni shqetësimin ashtu si e ndieni për vetë faktin se ky pyetësor është pjesë e konsultës për diagnostikimin e problematikës dhe të dhënat tuaja, qoftë edhe nëpërmjet fotove do të ngelen mes nesh.

Si funksionon kjo pjesë e konsultës:

  • Pasi plotësoni këtë pyetësor duhet ta dërgoni në Whatsap në numrin e telefonit: 00355693184501 qoftë nëpërmjet fotove apo edhe nëpërmjet një dokumenti ëord. Përgjigja e testit do të vijë tek ju brenda 48 orëve duke mos përfshirë këtu të shtunën dhe të dielën. Është maksimumi që mund të bëj marrë parasysh se jeni shumë nëna që po përpiqem të ndihmoj dhe secila situatë vlerësohet me qetësi për të mos bërë gabime. Përgjigjja do t’ju vijë po në Whatsap ku do të shpjegohet si proçedohet. Nëse do të keni nevojë për një udhëzim do t’ju dërgohet, nëse keni nevojë për program sërish do të drejtoheni tek forma me të cilën do të punohet më pas, pra do të merrni të gjithë udhëzimet e duhura për secilën situatë.
  • Përpiquni që tek pyetjet të jeni sa më të qarta, të saktësoni atë që kërkohet.
  • Pasi të ngarkoni përgjigjet në Whatsap mirë do të ishte të bashkangjisnit një foto të gjirit si edhe video të shkurtër të mënyrës si fëmija thith kur është duke pirë, për të bërë vlerësim më të mirë të kapjes dhe mënyrës si fëmija pozicionohet tek gjiri.
  • Përgjigja e testit duhet të dërgohet vetëm tek numri i vendosur më sipër.

Pyetjet që duhet t’ju përgjigjeni për të bërë vlerësimin e situatës në të cilën ndodheni:

  • Mosha e fëmijës?
  • Sa kohë ka që ka nisur refuzimi i gjirit?
  • Në momentin që e vendosni të pijë ngjan më tepër si acarim, diçka që e shqetëson apo thjesht si refuzim për të pirë?
  • Sa vakte qumësht gjiri pi gjatë 24 orëve duke përfshirë edhe vaktet e natës?
  • Ushqehet me shtesë apo qumështi gjiri të dhënë nëpërmjet biberonit?
  • Sa vakte ushqehet me biberon?
  • Sa herë në ditë stimulohet gjiri juaj nëpërmjet thithjeve të fëmijës, pompës apo shtydhjeve me dorë?
  • Nëse nuk e keni stimuluar gjirin përpiquni të kujtoni kur ka qënë hera e fundit që e keni bërë, përkatësisht para sa kohësh?
  • Nevojitet video e fëmijës teksa e poziciononi në gji*
  • Është presioni i qumështit i lartë në momentin që ushqeni fëmijën?
  • Është presioni i ulët dhe duket sikur qumështi mezor del?
  • Vuan fëmija nga refluksi? Vuan nga kolikat?
  • Keni bërë kontroll për otit pra është konstatuar dhimbje veshi tek fëmija?
  • Kemi të bëjmë me probleme të tjera shëndetësore apo hundë të bllokuara gjatë kohës që fëmija ka filluar të refuzojë të ushqehet në gji?
  • Refuzohen të dy gjinjtë apo vetëm një prej tyre?
  • Jeni duke kaluar mastit?
  • Ju është kthyer cikli?
  • Dyshoni për shtatzani tjetër?
  • Keni bërë kontroll për myk të gojës?
  • Ushqeni nëse fëmija fillon të qajë apo kapni sinjalet e hershme të urisë që është kthimi i kokës në pozicion anësor si në kërkim të ushqimit?
  • Në momentin që fëmija refuzon të pijë paraqitet gjoksi i tejmbushur/fryrë?

Faleminderit.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: