Përshendetje!
Nëpërmjet këtij pyetësori unë si Artemisa do të jem në gjendje të bëj vlerësimin e situatës në të cilën ju ndodheni dhe sigurisht do t’ju udhëzoj në fund si të veproni për të marrë zgjidhjen apo përgjigjen rreth dilemave që ju keni në lidhje me ushqyerjes e fëmijës.
Ndjehuni komode të shprehni shqetësimin ashtu si e ndieni për vetë faktin se ky pyetësor është pjesë e konsultës për diagnostikimin e problematikës dhe të dhënat tuaja, qoftë edhe nëpërmjet fotove do të ngelen mes nesh.
Si funksionon kjo pjesë e konsultës:
- Pasi plotësoni këtë pyetësor duhet ta dërgoni në Whatsap në numrin e telefonit: 00355696624424 qoftë nëpërmjet fotove apo edhe nëpërmjet një dokumenti word. Përgjigja e testit do të vijë tek ju brenda 7 diteve duke mos përfshirë këtu të shtunën dhe të dielën. Është maksimumi që mund të bëj marrë parasysh se jeni shumë nëna që po përpiqem të ndihmoj dhe secila situatë vlerësohet me qetësi për të mos bërë gabime. Përgjigjja do t’ju vijë po në Whatsap ku do të shpjegohet si proçedohet. Nëse do të keni nevojë për një udhëzim do t’ju dërgohet, nëse keni nevojë për program sërish do të drejtoheni tek forma me të cilën do të punohet më pas, pra do të merrni të gjithë udhëzimet e duhura për secilën situatë.
- Përpiquni që tek pyetjet të jeni sa më të qarta, të saktësoni atë që kërkohet.
- Pasi të ngarkoni përgjigjet në Whatsap mirë do të ishte të bashkangjisnit një foto të gjirit si edhe video të shkurtër të mënyrës si fëmija thith kur është duke pirë, për të bërë vlerësim më të mirë të kapjes dhe mënyrës si fëmija pozicionohet tek gjiri.
- Përgjigja e testit duhet të dërgohet vetëm tek numri i vendosur më sipër.
Pyetjet që duhet t’ju përgjigjeni për të bërë vlerësimin e situatës në të cilën ndodheni:
- Mosha si edhe gjinia e fëmijës?
- Pesha që ka lindur, pesha që ka dalë nga materniteti, pesha aktuale?
- Sa vakte gji pi fëmija në harkun kohor të 24 orëve përfshi këtu edhe vaktet e natës?
- Sa vakte shtesë pi gjatë 24 orëve?
- Sa stimuj merr gjiri juaj gjatë 24 orëve? Stimuj përfshihen thithjet e fëmijës, pompimi, shtrydhjet me dorë *
- Arsyeja që ju bën të mendoni se fëmija juaj nuk ngopet?
- Vendosni limite kohëzgjatje të vaktit? Pra sa minuta duhet të qëndrojë në njërën anë dhe sa minuta në anën tjetër të gjirit?
- Keni kaluar histori mastiti?
- Keni bërë ndërhyrje në gjoks? Nëse po çfarë tipi? I jeni nënshtrruar më herët një biopsie?
- Vuani nga probleme shëndetësore si: diabeti, tiroidja (specifiko tipin e tiroides), vuani nga sindroma e ovaries policistike, keni probleme me menaxhimin e stresit, ankthit, depresionit post partum?
- Si paraqitet goja e fëmijës tuaj, janë hasur më herët probleme me gjuhën apo buzën e lidhur?
- Sa pelena lag fëmija gjatë 24 orëve? Ka urina aromë të rëndë si edhe ngjyrë të errët?
- Si janë thithjet dhe gëlltitjet e fëmijës në çfarë raporti? Pra sa herë thith dhe sa herë gëlltitet gjatë ushqyerjes?
- Ngarkoni video në Whatsap bashkë më të dhënat e këtij pyetësori për të bërë vlerësim të mënyrës si fëmija ushqehet.
Faleminderit.