fbpx

Bota e Gruas

Pyetësor mbi problematikat e thithave të gjinjve gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri

Përshendetje!

Nëpërmjet këtij pyetësori unë si Artemisa do të jem në gjendje të bëj vlerësimin e situatës në të cilën ju ndodheni dhe sigurisht do t’ju udhëzoj në fund si të veproni për të marrë trajtimin e duhur.

Ndjehuni komode të shprehni shqetësimin ashtu si e ndieni për vetë faktin se ky pyetësor është pjesë e konsultës për diagnostikimin e problematikës dhe të dhënat tuaja, qoftë edhe nëpërmjet fotove do të ngelen tepër konfidenciale.

Si funksionon kjo pjesë e konsultës:

  • Pasi plotësoni këtë pyetësor duhet ta dërgoni në Whatsap në numrin e telefonit: 00355693184501 qoftë nëpërmjet fotove apo edhe nëpërmjet një dokumenti word. Përgjigja e testit do të vijë tek ju brenda 48 orëve duke mos përfshirë këtu të shtunën dhe të dielën. Është maksimumi që mund të bëj marrë parasysh se jeni shumë nëna që po përpiqem të ndihmoj dhe secila situatë vlerësohet me qetësi për të mos bërë gabime. Përgjigjja do t’ju vijë po në Whatsap ku do të shpjegohet si proçedohet. Nëse do të keni nevojë për një udhëzim do t’ju dërgohet, nëse keni nevojë për program sërish do të drejtoheni tek forma me të cilën do të punohet më pas, pra do të merrni të gjithë udhëzimet e duhura për secilën situatë.
  • Përpiquni që tek pyetjet të jeni sa më të qarta, të saktësoni atë që kërkohet.
  • Pasi të ngarkoni përgjigjet në Whatsap mirë do të ishte të bashkangjisnit një foto të gjirit si edhe video të shkurtër të mënyrës si fëmija thith kur është duke pirë, për të bërë vlerësim më të mirë të kapjes dhe mënyrës si fëmija pozicionohet tek gjiri.
  • Përgjigja e testit duhet të dërgohet vetëm tek numri i vendosur më sipër.

Pyetjet që duhet t’ju përgjigjeni për të bërë vlerësimin e situatës në të cilën ndodheni:

  • Sa javë/muaj keni që keni lindur?
  • Ushqeni direkt në gji apo jeni duke përdorur edhe pompën? Nëse po cili është lloji i pompës që po përdorni dhe a keni bërë matje të diametrit të kupës dhe gjirit?
  • Si paraqiten thithat tuaj aktualisht? Foto*
  • Dhimbjen e thithave e ndieni vetëm në fillim të ushqyerjes kur fëmija sapo e kap dhe më pas qetësohet?
  • Dhimbjen e thithave e ndieni gjatë gjithë ushqyerjes dhe më pas edhe ndërmjet vakteve?
  • Dhimbjen e ndieni në fund të vaktit? Paraqiten thithat tuaj të rrumbullakët apo me majë drejtuar në formë buzëkuqi?
  • Ndieni djegie gjatë/pas ushqyerjes, dhimbje mes supeve?
  • Keni zbardhje të lëkurës së thithit në fund pasi fëmija e ka hequr gjirin nga goja? Foto direkt pasi fëmija është ushqyer*
  • Keni vënë re pikë të bardhë tek thithi që shkakton dhimbje?
  • Keni dhimbje në pjesën e pasme të gjirit apo vetëm tek thithi?
  • A paraqitet lëkura e gjinjve tuaj, përkatësisht thithit dhe areolës e kuqe në rozë, e shndërritshme? Kruhet?
  • Keni bërë kontroll të fëmijës për gjuhë apo buzë të lidhur?
  • Keni përdorur krem gjiri? Nëse po cilin?
  • Keni qënë duke përdorur antibiotik ju ose fëmija kohët e fundit?
  • Keni kruajtje vaginale?
  • Vëreni tek fëmija zbardhje të gojës apo skuqje/acarim të zonës së pelenës?
  • Keni vënë re skuqje apo acarim të gjendrave Montgomery, atyre të themi kokrrave të vogla që gjenden në zonën e areolës së gjinjve?
  • Vuani nga ekzema, dermatiti, herpesi?

Faleminderit.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: