Normalisht ky është një shqetësim që mund të hasin shumë nëna gjidhënëse dhe jo vetëm. C’do bebe është në gjendje të fitojë varësi ndaj ushqyerjes në momentin që është duke rënë në gjumë qofte nese ushqehet me qumesht gjiri apo formule. Megjithate, njefare varesie me te madhe e shohim tek bebet qe ushqehen me qumesht gjiri.
Nuk është e pazakontë të kemi një bebe që fle vetëm në gji, fle duke thithur biberonin dhe normalisht kjo gjë do të nevojitet sa herë që ai të zgjohet gjatë natës. Prandaj nëna do të përballet me zgjimet e shpeshta gjatë të cilave fëmija thith shumë pak dhe rikthehet në gjumë duke e përsëritur disa herë gjatë natës.
Duke qënë kështu, nevojitet që ju të ndani procesin e ushqyerjes së fëmijës nga procesi i gjumit. Që fëmija të kuptojë se janë komplet të ndryshem nga njëri tjetri.
Si t’ja arrini?
Fillimisht theksoj se kjo ndarje duhet të praktikohet tek bebet minimalisht 6 muajshe. Dhe ky proces nuk nënkupton të mos ushqeni fëmijën me qumësht gjiri apo formule nëse ka uri gjatë natës apo ta lini te qaje pambarim duke mos ju pergjigjur.
Duhet patjetër të tregoheni të vendosura si edhe të duruara. Asnjë ndryshim qe ofrohet tek fëmija nuk pranohet prej tij brenda natës. Kuptoni se deri në atë moment vogëlushi ka lidhur procesin e gjumit me të ushqyerjes dhe i duhet pak kohë të mësohet ndryshe. Prandaj ju do te jeni atje per ta mesuar, per te miren e tij dhe jo vetem.
Mos u ndieni keq. Ky proces është tepër i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës, që ai të bëjë gjumë cilësor dhe ushqyerje cilësore.
Përse?
Duhet sërish të theksoj se nëse fëmija do të pijë shpesh dhe pak, do të përdorë gjirin për të rënë në gjumë atëherë nuk do të pijë gjirin deri fund dhe kjo bën që pjesa yndyrore e tij të mos arrihet.
Prandaj na nevojitet t’i mësojmë bebushit se gjiri është për të pirë dhe krevati për të fjetur!
Gjëja e parë që do t’ju sugjeroja në këtë moment është të ndryshoni radhën e veprimeve gjatë rutinës. Sepse nëse e ushqejmë fëmijën dhe më pas e vendosim direkt në shtrat për të fjetur, pra këto dy momente janë shumë pranë njëra-tjetrës, fëmija do t’i lidhë bashkësi procese. Prandaj në c’do zgjim do të kete nevojën e ushqyerjes për t’u rikthyer në gjumë.
Si bëhet kjo ndarje midis ushqyerjes me qumesht gjiri dhe procesit te gjumit?
Do të na mjaftojnë 10 minuta mes ushqyerjes dhe shtrirjes në shtrat për të ndarë këto dy procese prej njëra-tjetrës. Në mes mund të fusim leximin e një libri nëse fëmija është disi më i rritur ose një ninullë nëse është më i vogël. Pra veprimi do të ndikohet sigurisht prej moshës së fëmijës.
Pra në këtë rast rutina do të jetë: I bëjmë banjo, masazh, e veshim, e ushqejmë, kryejmë veprimin e radhës dhe më pas e shtrijmë në shtrat.
Ndërsa fëmijën e ushqejmë dhe lexojmë librin/ofrojmë ninullën mbajmë dritë ndezur por jo te forte (mund te perdorim drite abazhuri te komodines) dhe në momentin që fëmija vendoset tek shtrati i vet duhet të fiket. Pra ky është një tjetër moment që e ndihmon fëmijën të ndajë momentin e ushqyerjes nga momenti i gjumit.
Cfarë duhet të bëni nëse fëmija bie në gjumë gjatë vaktit? Pra duket se nuk është në gjendje të durojë deri në fund?
Kaloni momentin e ushqyerjes pak më herët. Pra rutina e mbrëmjes le të nisë disa minuta më herët.
Ndarja e procesit të ushqyerjes nga i gjumit, pason reduktimi i kontaktit të fëmijës me ju
Mos harroni se po flasim për një varësi që fëmija ka ndaj gjirit për të rënë në gjumë, pra automatikisht edhe ndaj jush fizikisht. Prandaj në këtë proces po aq i rëndësishëm sa ndarja e ushqyerjes nga gjumi është edhe zvogelimi i kontaktit që fëmija ka me ju.
Hapi i radhës
Në rastet kur nëna është shumë e përfshirë në procesin e gjumit të fëmijës, është shumë e përshtatshme të përdoret “Metoda e karrikes” (si në rastin konkret kemi një bebe që fle vetëm në gji).
Ku konsiston kjo metodë?
Në vendosjen e një karrike fillimisht shumë pranë shtratit të bebes. Brenda disa ditëve karriken filloni ta largoni prej shtratit të fëmijës dhe në këtë mënyrë:
- Ju i mësoni fëmijës të flejë pa ndërvepruar me ju;
- Edhe pse fëmija nuk ju shikon prane e di që ju jeni atje dhe qetësohet për të rënë në gjumë në mënyrë të pavarur.
Pra radha e veprimeve: E ndamë momentin e ushqyerjes nga i gjumit. Tani ndodhemi në shtrat dhe do te shkepusim varesine ndaj nenes.
Si funksionon Metoda e Karrikes?
Pasi keni vendosur fëmijën në shtrat nëse shikoni se fillon të qajë merrni një karrike dhe shkoni uluni pranë shtratit. Mos përdorni telefonin dhe mos bëni asgjë që të tërheqë vëmendjen e fëmijës.
Me kalimin e ditëve distanca e vendosjes se karrikes pranë shtratit do të ndryshojë dhe fëmija mund të mërzitet por juve duhet të tregoheni të vendosura.
Dita 1: Vendosni karriken pranë shtratit dhe mund të prekni fëmijën jo në mënyrë kontante. Mos e merrni në krahë pasi në këtë mënyrë do t’i mësoni një ves të ri. Ju përgjigjni fëmijës duke bërë “shshshshshshshsh” herë pas here. Nëse fillimisht do të zgjasë përgjigja 10 minuta ditën tjetër cojeni në 7 e me radhë. Gjatë kohës që bëni këtë veprim e prekni edhe lehtë në kurriz dhe më pas uleni sërish në karrike. Nëse cohet në këmbë shtrijeni por jo vazhdimisht pasi do të kthehet në lojë për të.
Pra gradualisht do të largoni karriken në drejtim të derës duke mbajtur parasysh edhe kohën që keni kaluar duke ngushëlluar fëmijën gjatë natës që shkoi. Dhe për pasojë do të jepni më pak ngushëllim natën tjetër, më pak në vijim e kështu me radhë.
Pra ju do të kuptoni dhe duhet të përpiqeni ta bëni se është shumë e rëndësishme të ndihmoni gjithmonë e më pak fëmijën të flejë.
Dita 4-6: E lëvizni karriken gati në gjysëm të dhomës. Pra tashmë nuk do të prekni më fëmijën duke qënë se jeni larg por do të përgjigjeni “shshshshsh” në disa raste nëse do ta shikoni të nevojshme.
Dita 7-9: E coni karriken në fund të dhomës, pranë derës dhe mundeni ende të përgjigjeni “shshshshshsh”, por jo sa ditët e mëparshme.
Dita 10-12: Dilni jashtë dhomës por mbani nën kontroll fëmijën duke ju përgjigjur sa më pak të jetë e mundur.
Dita 13 në vazhdim me siguri nuk do të keni më nevojë të përgjigjeni.
Kini parasysh se:
Metoda në fjalë është ndër më të përshtatshmet për bebat që kanë varësi ndaj nënës dhe gjirit. Por nëse keni dyshime se nuk përshtatet si duhet me fëmijën tuaj pasi keni tentuar mjaftueshem mund të na shkruani në faqe për të marrë ndihmë më tepër në lidhje me këtë pjesë.
Theksoj se ndarja e procesit të gjidhënies nga gjumi duhet të bëhet tek bebat që minimalisht kanë moshën 6 muajshe.
Po nëse fëmija zgjohet për të pirë gjatë natës?
Është shumë e pranueshme të ushqeni fëmijën gjatë natës nëse mendoni se ka uri por duhet të keni parasysh dy gjëra shumë të rëndësishme:
- E mbani zgjuar gjatë vakteve të natës;
- Nëse bie në gjumë gjatë pirjes duhet ta ktheni në krahët tuaj të gromësijë dhe të përpiqeni ta zgjoni në njëfarë mënyrë para se ta riktheni në shtratin e vet. Pra në këtë moment fëmija duhet të jetë disi zgjuar. Por kujdes! Mos ndizni drita dhe mos stimuloni fëmijën pasi kjo nuk do të sjelle efekte pozitive.
Cfarë të mire do të sjellë kjo?
Fëmija do të zgjohet gjatë natës vetëm nëse ka uri dhe do të shikoni që vërtet zgjimet gjatë natës do të reduktohen ndjeshëm.