Ndërmjet zgjimeve të shpeshta për shkak të nevojës për urinim, fëmijës që rritet dhe lëviz vazhdimisht, këmbëve të fryrë, djegieve që mund të shfaqen në stomak normalisht muajt e fundit të shtatzanisë mund të karakterizohen edhe nga problemet në gjumë.
Nisur nga kjo, cili është pozicioni më i mirë për të fjetur gjatë 9 muajve të shtatzanisë?
Pozicioni më i mirë në të cilin mund të flini ndërsa prisni të sillni në jetë beben tuaj është ai në të majtë. Edhe pse krahu i djathtë është totalisht i pranueshëm gjithashtu.
Megjithatë, këshillohet më tepër të flihet në krahun e majtë duke qënë se favorizohet qarkullimi më i mirë i gjakut, shkon për pasojë më tepër oksigjen dhe elementë ushqyes tek fëmija, veshkat funksionojnë më mirë etj. Duke filluar nga fundi i trimestrit të parë do të jetë e pamundur të flini ende mbi bark prandaj këto janë pozicionet më të favorshme që rekomandohen.
Evitoni qëndrimin me shpinë gjithë natën duke qënë se pesha e uterusit që është gjithnjë në rritje do të shtypë vena cava dhe artieriet përgjegjëse për dërgimin e gjakut në pjesën e poshtme të trupit. Nga ana tjetër pesha do të bjerë tek shpina apo zorrët duke bërë që hemorroidet apo dhimbjet e shpinës të përkeqësohen.
Kujdes me!
- Sheqerin para gjumit. Evitoni gjerat e ëmbla si edhe kafeinën.
- Duhet të keni një rutinë relaksuese para.
- Evitoni pajisjet elektronike.
- Mos hani vakt të madh para gjumit.
- Provoni aroma relaksuese në dhomë.
- Mos e stresoni veten duke menduar se nuk do të jeni në gjendje të flini.
- Përdorni jastëkë rreth e rrotull trupit për mbështetje ose jastëkun e shtatzanisë.