fbpx

Bota e Gruas

Prisni një shtatzani? Ja cili do të jetë momenti i duhur për të bërë testin e shtatzanisë

Momenti i duhur për të bërë testin e shtatanisë nëse keni dyshime se jeni shtatzanë do të jetë duke filluar që nga dita e parë e vonesës së ciklit menstrual. Rekomandohet që ky test të kryhet me urinën e mëngjesit.

Gjithashtu testi duhet të bëhet nëse:

  • Ndiheni tepër e lodhur gjatë ditës dhe keni dyshime se jeni shtatzanë;
  • Keni një ndjesi përzierje apo ndjeshmëri ndaj aromave;
  • Keni ndjeshmëri në gjoks dhe dhimbje të ngjashme me ato të ciklit menstrual.

Si funksionon testi i shtatzanisë beta-hCG?

Testi i shtatzanisë që mund të blini në farmaci apo supermarket apo edhe testet e urinës te kryera në laboratore mjekësore bazohen tek i njëjti parim. Tek matja e hormonit Beta-hCG në urinë. Ky hormon do të prodhohet duke filluar nga momenti i implantimit të fetusit në mitër, pra 6-7 ditë pas ngjizjes.

Në momentin që fillon prodhimi i hormonit të shtatzanisë ai kalon në gjak dhe do të fillojë të ngrihet nisur nga dita 7-10 e ngjizjes. Ndërsa në urinë do të jetë i pranishëm edhe pas disa ditësh të tjera.

Prandaj rezultati real i gjendjes tuaj do të shfaqet në test minimalisht 1 ditë pas vonesës së ciklit menstrual.

Ekzistojnë përgjigje fals negative dhe fals pozitive së testit të shtatzanisë?

Po! Mund të ndodhë që rezultati të dalë negativ dhe ju të jeni shtatzanë nëse e keni kryer herët testin. Ndërsa rezultati fals pozitiv ndodh më rrallë. Kjo mund të ndodhë pas një aborti pasi nivelit të hormonit i duhet pak kohë të shkojë në vlera normale.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: