Për një fëmijë duke filluar qe nga dita e parë e lindjes është shumë e rëndësishme të rritet në një ambient të qetë. Dhe sipas një studimi të ri amerikam fëmijët duke filluar nga muaji 15 i jetës janë në gjendje të kuptojnë emocionet e prindërve.
“Fëmijët janë si sfungjer prandaj ata mësojnë jo vetëm nga eksperiencat e tyre direkte por edhe duke vëzhguar veprimet e të tjerëve.”
Nga studimi i kryer është vënë re se fëmijët që nuk kanë pasur pranë një individ qe shfaq sjellje agresive e kapnin më herët lojën dhe vepronin pikërisht sipas udhëzimeve. Ndërsa në momentin që personi “i inatosur” do të hynte tek dhoma, fëmijët prisnin të paktën 4 sekonda për të kapur lodrat. Dhe jo të gjithë i përgjigjeshin lojës sipas udhëzimeve të marra.
Nga ky eksperiment, është provuar se fëmijët duke filluar nga muaji 15 i jetës mbajnë mend emocionet që dikush ka shfaqur edhe në një moment tjetër
Prindërit nevrikë gjithmonë rrisin fëmijë agresivë!
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj emocioneve që të rriturit shfaqin, prandaj është shumë e rëndësishme që ambienti ku ata rriten të jetë në harmoni. Të jetë i qetë!
Është normale që në një moment ne prindërit të shfaqim edhe emocione negative, por nëse kjo ndodh në mënyrë konstante atëherë fëmija kujton se njerëzit përgjithësisht janë të acaruar, me nerva. Dhe se kjo është dicka tepër normale.
Vogëlushët që rriten të rrethuar nga inati me shumë mundësi do të zhvillojnë sjellje agresive.
Prandaj prindër, tregohuni të kujdesshëm para sjelljeve që bëni në prani të fëmijës. Përpiquni të kontrolloni veten dhe t’i tregoni të voglit një shembull të mirë që duhet të ndjekë. Në përpjekje për të evituar zhvillimin e një sjellje agresive afatgjatë!