Dhe normalisht ndoshta pyesni veten “Ok, por a e kupton një bebe kontekstin bisedës?”
Sipas studimeve e kuptojnë atë që ju i thoni dhe madje kanë një zhvillim shumë më të mirë gjuhësor krahasuar me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk ju flasin apo lexojnë/këndojnë. Madje fëmijët të cilëve nëna apo babai ju flasin më tepër kanë një fjalor më të pasur duke filluar qysh në moshën 18 muajshe.
Fëmijët e zhvillojnë fjalorin e tyre më herët se e flasin fjalën e parë
Prindërit janë ata persona me të cilët fëmija ndërvepron dhe komunikon më tepër nevojat që ka. Dhe normalisht mënyra sit ë rriturit i përgjigjen fëmijës, mënyra si ata ndërveprojnë me vogëlushin do të ketë impakt direkt në zhvillimin gjuhësor gjatë viteve të para të jetës.
Pra, në momentin që ju i tregoni për shembull fëmijës sa shumë e doni dhe sa ju ka lumturuar ai jo vetëm do të kuptojë atë që i thoni por me shumë mundësi mund të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Duke falur dashuri!
Aftësitë që fëmija zhvillon në të folur që në moshë të hershme do të kenë impakt të rëndësishëm në shkrim, lexim, si edhe në aftësitë e tjera personale që do të fitojë në fëmijëri apo më pas.
Si të inkurajojmë të folurën e fëmijës? Si të zhvillojmë aftësitë konjiktive?
- Qeshni dhe i flisni fëmijës rreth gjërave që ndodhin gjatë ditës. Për shembull, sa bukur duket dhoma jote e mbushur plot me lodrat e reja!
- Vendosni në shtëpi zhurma të ndryshme, prezantoni ngjyra dhe forma të ndryshme objektesh tek fëmija, ndryshoni shpesh tonin e zërit kur flisni me fëmijën duke ju përshtatur gjithnjë asaj që i thoni.
- I jepni gjithnjë fëmijës vëmendjen e duhur ndërsa i flisni. Ja shpjegoni me qartësi gjërat dhe ja përsërisni që t’i kuptojë.
- I lexoni/këndoni ninulla. Fjalët e shprehura përmes muzikës kanë gjithnjë një impakt më të mirë në mbajtjen mend.
- Ndërveproni me fëmijën, krijoni një marrëdhënie të bazuar në shumë dashuri. Sa më shumë dashuri të ketë në bisedë aq më tepër fëmija do të përvetësojë atë që shprehni.
Mos harroni se bebet janë shumë të zgjuara. Kuptojnë më tepër nga sa ju mendoni. Ata po përpiqen të lidhen me botës përmes mendjes së vogël që kanë dhe ju jeni burimi i informacionit/imagjinatës që ata zhvillojnë.