fbpx

Bota e Gruas

Përse nënat e preferojnë biberonin fallco?

Edhe unë si Artemisa e preferoj shumë biberonin fallco! Dhe e kam përdorur tek të dy fëmijët e mi! Deri në moshën dy vjeçare dhe me disa kritere pas muajit të 6 të jetës.

Përse e rekomandoj unë biberonin fallco? Dhe përse edhe nënat e tjera si ju dhe si mua ndajnë po të njëjtin mendim?

  • Thithja e një biberoni fallco lejon fëmijën të bëjë thithje që nuk kanë lidhje me ushqyerjen.

Sigurisht që në momentin që fëmija është i uritur ne duhet ta ushqejmë atë! Duhet të plotësojmë nevojat që ka dhe kjo është shumë e rëndësishme. Megjithatë duhet të kuptojmë se fëmijët kanë shpesh nevojë të thithin edhe pse kanë përfunduar vaktin dhe nuk kanë më uri. Kjo quhet nevojë për thithje që nuk kanë lidhje me ushqyerjen, dhe në këtë moment fëmija thjesht thith dhe nuk merr sasi ushqimi apo kalori.

Cilat janë efektet pozitive të një thithje të tillë?

  • Mundëson qetësimin e fëmijës;
  • Bën  që fëmija të ndihet i relaksuar dhe i sigurt;
  • Promovon çlirimin e endrofinës në trurin e fëmijës;
  • Ndihmon në inkurajimin e gjumit.

Kujdes: një biberon fallco nuk duhet të prezantohet më herët se java e 3 pas lindjes në mënyrë që të mos ndikojë në procesin e ushqyerjes. Pasi gjidhënia është stabilizuar mund të vazhdojmë me përdorimin e çuços.

  • Parandalon SIDS

American Academy of Pediatrics tregon në lidhje me ndikimin që biberoni fallco ka përsa i përket SIDS. Si e redukton ky objekt rrezikun e saj nëse përdoret gjatë kohës kur fëmija është në gjumë. Madje në lidhje me këtë kemi edhe studime të cilat tregojnë domosdoshmërinë e përdorimit. Ky përdorim nuk duhet të përjashtojë as gjumin e ditës apo të natës.

Dilema: A duhet të përdoret biberoni nëse fëmija ushqehet me qumësh gjiri?

Po! Sipas studimeve nëse ndiqet rregulli i shkruar më sipër atëherë patjetër që biberoni mund të përdoret nga nënat gjidhënëse edhe tek fëmija që pi qumësht gjiri!

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: